fbpx

Bota e Gruas

Përse koka e bebeve është e butë në shumë zona?

Në momentin e lindjes të porsalindurit kanë një fontanelë në pjesën e sipërme të kokës, dhe me fontanelë do të kuptojmë një membranë që vendoset mes kockave të kafkës të cilat nuk janë ngjitur ende mes tyre.

Prandaj nuk duhet të shqetësoheni nëse vëreni atë zonën e butë në kokën e fëmijës pasi është tërësisht normale.

Sa fontanela kemi?

Një prej tyre ndodhet në zonën e përparme të kokës dhe një tjetër në zonën e pasme. Normalisht krahas tyre gjenden edhe fontanelat e vogla të cilat më shumë vështirësi mund të dallohen. Në total janë 6 fontanela (zona të buta në kokën e fëmijës).

Kur mbyllen fontanelat?

Fontanelat e vogla fillojnë përgjithësisht të mbyllen pas 1.5 muajsh nga lindja ndërsa ajo e përparme rreth muajit 18 të jetës.

Përse nuk mbyllen në momentin e lindjes?

Në momentin e lindjes kockat e kafkës mund të afrohen e madje edhe të spostohen sipër njëra tjetrës. Janë pikërisht këto membrane që e lehtësojnë këtë dhe mundësojnë kalimin e fëmijës nëpër kanalin e lindjes.

A është normale që fontanela të pulsojë?

Në momentin që ju shikoni se fontanela pulson, duket e fryrë, e skuqur dhe mbi të gjitha nëse shoqërohet edhe me temperaturë, fëmija duket i irrituar duhet patjetër të drejtoheni tek mjeku pediatër.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: