Ndodh shpesh ta gjeni veten me një fëmijë që refuzon të flejë dhe kjo mund të jetë situatë e vazhdueshme por edhe mund të shfaqet në një moment kur gjithcka ishte duke shkuar më së miri. Dhe jo pa qëllim kam përgatitur këtë guidë e cila do të ndihmojë të orientoheni në të dyja rastet, dhe normalisht të kuptoni me cfarë duhet të punoni me fëmijën!
Në përgatitjen e këtij materiali më kanë ndihmuar patjetër edhe mendimet tuaja, dhe jo pa qëllim hodha sot gjatë paradites pyetësorin që të tregonit arsyet përse mendoni se fëmija juaj është duke refuzuar gjumin. Unë do të postoj këtu disa prej tyre me një shpjegim përkatës dhe më pas do të vazhdoj tju tregoj gjithë orientimin që ju duhet të keni.
Përgjigjet në këtë pyetësor ishin:
- I kalon orari dhe ndihet i tejlodhur! Përgjigje e saktë dhe për këtë do tju shpjegoj më poshtë!
- Sepse bën dremitje të shpeshta dhe po dalin dhëmbët.- Nëse fëmija bën më tepër dremtje nga sa duhet mund të ndikojë! Përsa i përket dhëmbëve shqetësimet zakonisht nuk përkojnë me refuzim prej javësh apo muajsh.
- Nuk është i lodhur mjaftueshëm dhe ka uri!- E saktë, edhe ne që jemi të rritur nëse shkojmë në gjumë pa qënë ende gati dhe kemi nevojë për ushqim nuk do të flejmë dhe do të priremi të acarohemi shpesh herë duke qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë.
- Dëshiron t’i qëndroj afër non stop!-Refuzimi në këtë rast do të vijë më tepër gjatë kohës që përpiqeni të largoheni dhe jo nëse qëndroni pranë. Arsye të tjera qëndrojnë pas refuzimit të gjumit.
- Nuk flen as ditën as natën!- Deficenca e vazhdueshme gjumit sjell një fëmijë të lodhur dhe të irrituar që refuzon dyfish gjumin.
- I dhemb dicka!- Patjetër që qëndron por nëse refuzon gjumin me javë apo muaj dhimbja në trup nuk ka si të jetë kaq e gjatë. Nëse dyshoni për një problem shëndetësor patjetër duhet mjeku të shikojë rastin.
Këto ishin disa nga përgjigjet që përzgjodha të përfshij në këtë material dhe tani do tju jap gjithë udhëzimet që duhet të dini.
Para se te vazhdojme me arsyet duhet te dini se programet e gjumit do t’ju ndihmojne te zgjidhni shume probleme me gjumin. Shikoni duke klikuar KETU secilin prej tyre dhe per cdo problem qe te keni shkruani ne faqen e Instagramit.
Kur fëmija refuzon papritur gjumin edhe pse më herët nuk e ka bërë!
- Si fillim rishikojmë oraret në të cilat fle gjatë ditës. A janë sa duhet për moshën? Duhet të rishikoni intervalet e qëndrimit zgjuar cdo muaj në mënyrë që të analizoni nevojën e rritjes së hapësirës me rritjen e fëmijës. Edhe pse deri në atë moment oraret kanë qënë shumë ok me rritjen fëmija mund të ketë nevojë për më tepër qëndrim zgjuar dhe kjo është dicka që mund të ndryshojë në mënyrë graduale nga muaji në muaj. Shpesh duke vazhduar për muaj të tërë me të njëjtat intervale bëjmë që fëmija të shkojë në shtrat pa qënë ende gati dhe dicka e tillë sjell refuzim apo gjumë që nuk zgjat shumë.
- A vazhdon të jetë rutina para gjumit e njëjtë? Sic e dini rutina duhet të kryhet para secilës dremitje, 5-10 minuta mjaftojnë, ndërsa në mbrëmje 15 minuta nën 4 muajsh dhe 25 minuta mbi moshën 4 muajshe. A vazhdon të ndiqet kjo rutinë cdo ditë dhe a përfundon fiks para se fëmija të shkojë në shtratin e vet?
- Si kanë qënë aktvitetet tuaja gjatë këtyre ditëve? Ka ndryshuar dicka në familje? Keni lëvizur? Keni dalë më shpesh? Kanë qënë aktivitetet më lodhëse? Të gjitha këto mund të ndikojnë edhe në mënyrën si fëmija do të flejë, prandaj uluni dhe analizoni cfarë ka qënë ndryshe këto ditë. Nëse aktivitetet i janë rikthyer normalitetit vazhdoni rutinën ditore të përhershme pa u stresuar dhe jepini kohë fëmijës të rikthehet në gjendjen e mëparshme me të cilën ka fjetur. Nëse do të duhet sërish të bëni ndryshime të tilla merrni në konsideratë spostimin e orareve pak më herët nëse përfshihen aktivitete që fëmijën e kanë lodhur më tepër se zakonisht.
- Si është dita për fëmijën? A kryhen mjaftueshëm aktivitete gjatë kohës së qëndrimit zgjuar? Ndonjëherë edhe pse jeni duke ndjekur intervalet e duhura për moshën duke mos kryer aktivitete që rrisin presionin e gjumit fëmija nuk do të jetë lodhur mjaftueshëm për të fjetur. Të gjithë e dimë se nuk është njësoj presioni i gjumit nëse qëndrojmë një orë duke mos bërë asgjë dhe një orë duke kryer aktivitete.
- A shikon fëmija juaj TV/CEL? Shmangeni!
- Ka ndryshuar dicka në ambientin ku fle fëmija? Është duke e stimuluar dikush nga familja?
- Po fiton një aftësi të re! Gjithmonë një aftësi e re do të ndikojë në mënyrën si do të flejë fëmija. Jepini praktikë, dhe nëse psh cuditërisht fllon të qëndrojë gjatë në këmbë në shtrat mos e merrni si problem të përhershëm. Lereni të qëndrojë! Do të kuptojë se nga ky veprim asgjë nuk do të ndryshojë dhe me praktikë do të reduktohet dëshira për të qëndruar në këmbë në momentin e gjumit.
Këto janë disa nga arsyet më të shpeshta përse fëmija juaj në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur fillon të refuzojë gjumin. Kalojmë tani tek situata tjetër!
Fëmija vazhdimisht refuzon të flejë dhe duket se asgjë nuk e përmirëson dot situatën!
- Fillojmë analizojmë oraret që fëmija ka gjatë ditës. A janë ato të përshtatshme për moshën? Qëndron mjaftueshëm zgjuar në mënyrë që të mos tejlodhet/nënlodhet dhe të shkojë atëherë kur duhet të flejë? Nëse këtë e kemi ok kalojmë tek pika tjetër.
- Sa orë flen fëmija juaj gjatë ditës? Fle më pak apo më tepër se kufiri minimal/maksimal që kemi përcaktuar për moshën? Në të dyja rastet efekti do të jetë: refuzim. Prandaj kujdesemi që gjumi total i ditës të jetë aq sa duhet që në mbrëmje të fillojmë të shikojmë më pak refuzim!
- Kalojmë tek rutina, e kemi një të tillë? Nëse jo e krijojmë sa më parë! Rutina do të jetë ajo që do të ndihmojë fëmijën të qetësohet nga aktivitetet e ditës, dhe ta bëjë të ndihet më i sigurt për cfarë do të vijë më pas. Prandaj që rutina të ketë efekt duhet të zgjasë aq sa duhet dhe të përfundojë në momentin e duhur. Nuk ka sens të bëjmë rutinën në orën 7 nëse fëmija do të flejë në orën 8. Prandaj mjaftohuni me 15 minuta nën 4 muajsh dhe 25 mbi 4 muajsh. Gjatë ditës nevojitet gjithashtu të ndiqet rutina para seciles dremitje. Imitim i shkurtër i rutinës së mbrëmjës por që zgjat 5-10 minuta jo më tepër. Një rutinë më e shkurtër në mbrëmje apo gjatë ditës nuk do të qetësonte sistemin nervor të fëmijës një rutinë e gjatë do të tejlodhte dhe stimulonte fëmijën. Mos e harroni këtë.
- A kryhen aktivitete ndijore gjatë ditës? Para gjumit? Provoni të përfshini masazhin në rutinë dhe më falenderoni më vonë 😛
- Ambienti, si është ambineti ku fle fëmija? I errët? Është i qetë? Është në temperaturën e duhur (20 gradë idealja, 22 maksimumi)? Është veshja pambuk e rehatshme dhe që nuk e bezdis? A ka krevati lodra? Nëse po hiqni! Tërheqin vëmendjen e fëmijës krahas të tjerave duke e kthyer të gjithë në lojë dhe moment stimulimi. I flet dikush teksa përpiqet të flejë? Nëse po mos e bëni! Kontakti le të fillojë nëse fëmija qan, nëse është në qetësinë e vet mos ndërhyni.
- Si veproni ju kur fëmija fillon të refuzojë? E nxirrni nga dhoma dhe dorëzoheni? Epo këtë duhet të ndryshojmë! Nëse duam të kemi një regjim të mirë gjumi, dhe të mos flasim sa e rëndësishme është kjo mbi të gjitha për fëmijën, duhet të vendosim brenda vetes se disa gjëra do dhe duhet të ndryshojnë. Dhe e para është mënyra si ne i përgjigjemi refuzimit të fëmijës. Të mos harrojmë se refuzimin e hasim edhe në procese të tjera, edukim por kjo sdo të thotë se duhet të thyejmë rregullat sepse fëmija nuk dëshiron ti zbatojë? Ushqim, por kjo sdo të thotë se duhet të kthejmë picat në stil jetese vetëm sepse fëmija refuzon, na duhet të punojmë dhe të ndryshojmë atë që është duke ndodhur.
- Po fiton një aftësi të re! Gjithmonë një aftësi e re do të ndikojë në mënyrën si do të flejë fëmija. Jepini praktikë, dhe nëse psh cuditërisht fllon të qëndrojë gjatë në këmbë në shtrat mos e merrni si problem të përhershëm. Lereni të qëndrojë! Do të kuptojë se nga ky veprim asgjë nuk do të ndryshojë dhe me praktikë do të reduktohet dëshira për të qëndruar në këmbë në momentin e gjumit.
Këto do të ishin disa nga pikat kryesore ku duhet të kërkoni arsyen përse ndodh refuzimi.
Fëmija im refuzon gjumin, a kam të bëj me regres?
Kjo është një pyetje që e has ne 3 nga 4 mesazhe. Jo! Jo cdo refuzim ka të bëjë me një regres! Regreset lidhen me progresin në zhvillim dhe tipike kemi:
- Të muajit të 4;
- Të muajit 8;
- Të muajit 12-18;
- Të muajit 24.
Këto janë momentet kur do të hasen regrese, pjesën tjetër te refuzimeve duhet ta shikojmë tek arsyet që janë dhënë më sipër.
A kemi regres në muajin e 6?
Tipikisht në këtë moshë nuk kemi regres! Por kemi fillimin e ankthit te ndarjes si edhe një shpërthim në rritje që ndikojnë përkohësisht në mënyrën si fëmija do të flejë.
Merrni Guiden Falas te gjumit duke klikuar ketu.