Nëse fëmija lëviz rregullisht duhet të gëzoheni, kjo tregon se gjendja shëndetësore është e mirë. Nga ana tjetër ndikon edhe në përjetimin e një ndjenje më të afërt nga ana e vogëlushit dhe nënës. Megjithatë, ndërsa disa fëmijë nuk ndalojnë së lëvizuri gjatë ditës të tjerët mund të flejnë gjatë ditës dhe lëvizin më tepër gjatë natës. Kjo mund të ndodhë thjesht sepse nëna mund të jetë më e relaksuar në atë moment.
Përse fëmija lëviz më tepër gjatë natës?
Nëse i vogli juaj kthehet në një “futbollist” gjatë natës do të thotë që ai është më aktiv gjatë kohës kur ju jeni në gjumë të thellë. Sipas studimeve, bebat janë më aktivë në barkun e nënës gjatë intervalit 21:00-01:00 kur nëna është ose është duke u përpjekur të bjerë në gjumë.
Rritja e aktivitetit të fëmijës ndodh si pasojë e ndryshimit të sheqerit në gjak. Nga ana tjetër i vogli lëviz edhe për t’ju përgjigjur prekjeve që partneri mund t’ju japë në bark ndërsa jeni në gjumë. E gjithashtu vlen të theksohet se ju jeni më e qetë gjatë natës dhe për pasojë lëvizjet do të ndihen më tepër.
Nëse nuk i ndieni lëvizjet e bebes për një kohë të caktuar gjatë ditës apo gjatë natës duhet të flisni me mjekun. Gjithnjë për të mbajtur nën kontroll situatën.