fbpx

Bota e Gruas

Përse është e rëndësishme të përdoren tamponët e gjirit pas lindjes?

Një nga produktet që sugjerohet të keni me vete në spital që në momentet e para pas lindjes është pakoja me tamponat përthithëse.

Përse këshillohen?

Në momentin që do të filloni të ushqeni beben me gji do të keni rrjedhje të qumështit prej gjinjve ndërmjet vakteve por edhe gjatë ushqyerjes me gji. Keni dëgjuar besoj për rrjedhjet që gjiri bën ndërsa tek tjetri fëmija është duke thithur. Në gjuhën popullore e dëgjoni edhe “përcjellje” të qumështit.

Në këtë rast tamponët përthithës nuk do të lejojnë që gjiri të jetë në kontakt me lagështirën dhe për pasojë do të evitohet irritmi apo infeksionet mykotike.

Të mos harrojmë se këto të fundit janë tepër të favorizuara nga mjedisi i lagësht. Pra me anën e tamponëve përthithës, ju jo vetëm nuk do të ndieni në siklet se ndoshta bluza është laguar dhe kjo krijon parehati por edhe do të parandaloni acarimet e gjirit.

Forma e nje tamponi Chicco qe mund te perdoret
gjate gjidhenies

Si t’i zgjedhim?

  • Të hollë dhe prej pambuku anti-bakterial;
  • Super përthithëse. Kjo bën të mundur që gjinjtë të qëndrojnë të thatë.
  • Të kenë ngjitëse për një rehati maksimale;
  • Të jenë me formë të harkosur në mënyrë që të përshtaten më së miri me formën e gjoksit.

Në treg mund të gjeni edhe tamponët me shumë përdorime, pra ato që lahen por për më tepër higjenë dhe siguri do t’ju rekomandoja tamponët me një përdorim.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: