fbpx

Bota e Gruas

Përse duart e bebes janë të ftohta?

Muajt e parë pasi keni lindur beben me siguri do të vini re se këmbët apo duart do të jenë të ftohta.

Mos u shqetësoni, është totalisht normale!

Nëse duart e fëmijës janë të ftohta nuk duhet të mendoni se ka dicka që nuk shkon. Kjo ndodh për arsye se sistemi i qarkullimit të gjakut tek bebet e vogla është ende në proces zhvillimi dhe gjaku fillimisht shpërndahet tek organet më të rëndësishme jetësore.

Duke qënë kështu, duart dhe këmbët do të jenë të fundit që do të marrin një fluks optimal gjaku.

Kur ndryshon sistemi i qarkullimit të gjakut tek bebet?

Rreth muajit të 3 të jetës do të shohim një zhvillim të plotë të tij prandaj edhe nëse do të vishni fëmijën më tepër nga sa duhet gjate ketyre 3 muajve apo do ta mbani më ngrohtë tek këmbët edhe duart nuk do të shikoni ndryshime në temperaturën e tyre.

Fëmija është shumë mirë, vetëm duhet të kuptoni se i duhet njëfarë kohe të përshtatet me jetën jashtë barkut të nënës.

Me kalimin e kohës fëmija do të fillojë të lëvizë më tepër, prandaj do të shohim edhe një përmirësim të qarkullimit të gjakut. Ndërkaq, kontrollin mund ta bëni tek qafa dhe barku për të kuptuar nëse fëmija ka ftohtë/nxehtë.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: