fbpx

Bota e Gruas

Përse acidi folik fillohet para nisjes së shtatzanisë?

Fillimisht duhet të dini, cfarë është acidi folik?

Acidi folik është një formë e Vitaminës B9, njohur ndryshe edhe si folate. Kjo lloj vitamine luan një rol shumë të rëndësishëm në periudhën e shtatzanisë duke qënë se ndihmon në parandalimin e disa defekteve të lindura tek fëmija. Edhe një tjetër sqarim që duhet të dini.

Nëse kjo lloj vitamine merret nga ushqimi quhet “folate” ndërsa si suplement emertohet me termin “acid folik”.

Organizmi juaj ka nevojë për acidin folik në mënyrë që të prodhoje qelizat e kuqe të gjakut si edhe të parandalojë aneminë.

Por përse acidi folik merret ende pa nisur shtatzaninë?

Nëse jeni shtatzanë apo jeni duke planifikuar duhet të filloni acidin folik në mënyrë që të parandalohen problemet e tubit neural të fëmijës, si spina bifida apo anencefalinë e cila prek trurin.

Duke qënë se defektet e tubit neural ndodhin në një fazë shumë të hershme të shtatzanisë, praktikisht në javët e para gjatë të cilave ende nuk mund të jetë konfirmuar ngjizja, acidi folik merret që në momentet e para që mendohet të fillohet shtatzania.

Gjithashtu marrja e acidit folik në sasinë e nevojshme do të jetë shumë e rëndësishme për rritjen e mirë të qelizave të placentës si edhe zhvillimin e mirë të fëmijës.

Cilat janë ushqimet që përmbajnë acid folik?

  • Thjerrëzat;
  • Mëlcia e vicit;
  • Fasulet, bizelet dhe arrat;
  • Avokado;
  • Perimet jeshile si brokoli, spinaqi, bamjet, lakrat e brukselit apo edhe asparagët;
  • Agrumet;
  • Bananet;
  • Vezët;
  • Kongulli i verdhë (dimëror);
  • Kikirikët etj.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: