fbpx

Bota e Gruas

Peri i shkurtër i gjuhës tek bebet. Gjithcka që duhet patjetër të dini!

Peri i gjuhës është ajo fija e hollë që gjendet poshtë gjuhës sonë dhe në rastin kur kemi të bëjmë me pe të shkurtër do të hasim tek fëmija limit të lëvizjeve që gjuha bën.

Peri i shkurtër, vështirësi kryesisht në gjidhënie si edhe të folur

  • Gjatë gjidhënies fëmija duhet të fusë si duhet në gojë thithin si edhe areolën. Nëse peri është i shkurtër thithi do të kapë tek xhinxhivat e fëmijës dhe kjo mund të shkaktojë carje (ragade) të gjirit. Normalisht efektet vihen re edhe tek fëmija i cili ka vështirësi në pirje dhe nuk merr peshë.
  • Fëmija do të ketë vështirësi gjuhësore. Kryesisht në artikulimin e shhkronjave l,r,t,d,n,z.
  • Tek fëmija mund të vihen re problem tek dhëmbët.
  • Vështirësi në disa procese si lëpirja e akullores, lëpirja e buzëve etj.

Si veprohet në rastet kur peri është i shkurtër?

Në momentin e lindjes mjeku mund të konstatojë një problem të tillë dhe për pasojë vë në dijeni prindin. Nëse kjo nuk ndodh dhe nëna ka dyshimet e veta se fëmija mund të ketë një problem të tillë duhet t’i drejtohet mjekut pediatër.

Mjeku ekspert mund të vendosë të lirojë gjuhën dhe nëse fëmija është disa muajsh nuk nevojitet anestezi. Mund të vihet shumë pak gjak, disa pika dhe fëmija mund të qajë shumë pak. Me vendosjen në gji do të qetësohet në mënyrë direkte.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: