Ende vazhdojmë me 14 orë gjumë në harkun kohor të 24 orëve nga të cilat 2-3 orë janë dremitje gjatë ditës. Kohëzgjatja e qëndrimit zgjuar të fëmijës shkon nga 2.5-3.5 orë mes cikleve të gjumit në këtë moshë.
Nëse fëmija është duke pësuar regres gjumi, mos harroni se është e përkohshme nëna! Dhe mos hiqni dorë nga ndjekja strikte e orareve të gjumit gjatë ditës dhe orarit të vendosjes në shtrat në mbrëmje.
Skema e përpiktë e orarevë të gjumit tek bebet 9 muajshe
- Koha e zgjimit ora 6:30
- Dremitja e parë ndodh 3 orë pas zgjimit dhe zgjat 1.5 orë. Orari të jetë 09:30-11:00.
- Dremitja e dytë ndodh 3.5 orë pas zgjimit dhe zgjat mesatarisht 1.5 orë. Orari mund të jetë 14:15-3:45.
- Bëhemi gati për shtrat në orën 18:15.
- Shtrihemi në orën 19:00, 3.5 orë nga zgjimi.
Fakte rreth gjumit të fëmijës në muajin 9 të jetës
Nuk jeni e vetmja nënë që në momentin që po flasim fëmija i saj është duke qëndruar ulur, duke u ngritur, rrotulluar në shtrat ndërsa duhet të ishte tashmë në gjumë. Në këtë moment nuk duhet të ndërhyni për të prishur sistemin e gjumit por duhet t’i jepni fëmijës mundësinë të eksplorojë si edhe të mësojë aftësi të reja. Ndërkaq përpiquni ta riqetësoni c’do 10 minuta derisa ta zërë gjumi.