Shumë biberona apo kontenitorë të ushqimit të bebeve mund të përbëhen prej polikarbonatit dhe madje disa prej tyre nuk limitohen as ndaj BPA, një kimikat shumë i rrezikshëm për shëndetin e fëmijës.
BPA përdoret për të forcuar plastikën, për të mbajtur bakteret larg ushqimit si edhe për parandalim të zverdhjeve, por mund te shkaktoje probleme serioze ne shendetin e bebave.
Duke qënë kështu, përpiquni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
- Evitoni biberonët dhe kontenitorët prej plastike në ngjyrë të hapur që përmbajnë numrin riciklues “7” si edhe shkronjat “PC” të shkruar. Mund të përmbajnë BPA.
- Merrni në konsideratë përdorimin e një produkti të certifikuar dhe mbi të gjitha që e ka sipër të përcaktuar se nuk përmban BPA (BPA –Free).
- Përdorni biberona që përbëhen prej plastike opake. Ato përbëhen prej polietileni ose polipropileni dhe nuk përmbajnë BPA. Mund t’i gjeni numrat 2 dhe 5 të printuar tek produktet në fjalë.
- Biberonat e qelqit mund të jenë alternativë por kujdes nëse thyhet dhe mund të lëndojë fëmijën.
- Duke qënë se nxehtësia mund të clirojë BPA prej plastikës duhet të mos zieni biberonat prej polikarbonati (simboli PC). Mos nxehni këta biberonë në mikrovalë. Mos i lani në lavastovilje.
Përfundim:
Evitoni biberonët e plastikut që përmbajnë numrin 7 dhe simbolet PC të gdhendur sipër. Mund të përmbajnë BPA.
Kompanitë më të mëdha botërore janë përpjekur të nxjerrin produkte pa BPA që përbëhen nga polietileni, polipropileni apo poliamidi.