fbpx

Bota e Gruas

Ndikimi i problemeve te gjuhes tek ushqyerja me gji e femijes

Gjate ushqyerjes me gji gjuha luan nje rol shume te rendesishem, dhe ndonjehere priremi te analizojme faktoret e gabuar te ecurise jo te mire te gjidhenies, kur ne te vertete problemin real mund ta kemi me vete gjuhen, kete organ muskular.

Perse gjuha ka nje rol kaq te rendesishem ne procesin e ushqyerjes?Gjate kohes qe femija ushqehet na duhet te pozicionohet gjiri ne menyre korrekte brenda gojes. Qe do te thote gjiri te shkoje pas, duke u pozicionuar thithi afer qiellzes se bute, dhe atje do te “shtypet” prej gjuhes per te bere procesin e ushqyerjes. Por qe thithi te shkoje ne ate zone te gojes na duhet qe te jete gjuha ajo qe e ben kete shtyrje, kete pozicionim. Dhe ne momentin qe ky organ ka kufizime apo nuk arrin te kryeje funksionin ne menyre efektive na paraqitet nje kapje e ceket.

Nga ana tjeter gjuha ka nje rol mjaft aktiv edhe gjate kohes qe femija ushqehet, duke qene se do te jene levizjet e saj ne forme vale qe do te bejne te mundur shtypjen e gjirit dhe transferimin e qumeshtit ne menyre efektive. Dhe njesoj vlen edhe ne kete rast, c’do kufizim apo pamjaftueshmeri per te kryer funksionin e saj te plote do te shkaktoje edhe ecuri jo te mire te procesit.

Tani, cilat jane keto kufizime te gjuhes qe mund te ndikojne tek ushqyerja me gji e femijes?

  • Nje frenulum i shkurter. Ne kete rast gjuha do te paraqitet e lidhur nga nje pjese membrane me trashesi dhe gjatesi te ndryshme, dhe do te jete pikerisht kjo pjese membrane qe do te kufizoje shtrirjen si edhe levizjen e saj te plote. Ne varesi te trashesise, gjatesise si edhe pozicionimit te ketij frenulumi ne gjuhe si edhe ne pjesen e nofulles se poshtme do te vleresohet edhe rendesia ne proces. Vleresimin duhet ta beje mjeku neonat ne momentin e lindjes, ose mjeku pediater me pas gjate kontrolleve te rutines qe i behen femijes. Nje vleresim qe nuk duhet te mungoje tek asnje femije, sidomos nese verehet nje shtim i ulet ne peshe, thitha te care ne menyre te vazhdueshme, gunga dhe bllokime te gjirit.
  • Nje tjeter faktor qe do te ndikoje persa i perket pozicionimit te gjuhes do te jete edhe perdorimi i biberonave. Normalisht ne momentin qe femija ushqehet me biberon nuk do te pozicionoje gjuhen ne te njejten forme si ne rastin e ushqyerjes me gji. Thithi i biberonit eshte i forte dhe njekohesisht nuk e mbush gojen e femijes, c’ka sjell qe te jete gjuha ajo e cila pershtatet me formen e thithit dhe jo anasjelltas sic ndodh ne rastin e ushqyerjes me gji, ku eshte gjuha qe i jep forme thithit.
  • Permasa dhe gjatesia e gjuhes luajne gjithashtu nje rol te madh. Qofte ne rastin e nje gjuhe shume te gjate apo qe priret te shtrihet shume jashte gojes (si ne rastin e femijeve me sindromen down) po ashtu edhe ne rastin e gjuhes shume te shkurter do te paraqiten probleme persa i perket shtrirjes se saj gjate ushqyerjes apo pozicionimit te saj ne pjesen e siperme te gojes gjate kohes qe femija ushqehet. Ne momentin qe femija nuk e pozicionon dot gjuhen si duhet nuk do te jete as ne gjendje te “qepe” ne menyre korrekte gjirin brenda gojes. Pra ne momentin qe ne kemi gjuhe shume te gjate ose gjuhe te shkurter (kjo e fundit zgjidhet rreth moshes 4-6 javeshe) do te shikojme se gjuha nuk do te shtrihet ne pjesen e nofulles se poshtme per te bere qepjen e gjirit (ajo qe na duhet per nje ushqyerje efektive) por do te shikojme si ajo do te mbeshtillet ne pjesen e siperme te gojes duke shkaktuar keshtu edhe kercitjet gjate ushqyerjes.

Cfare sinjalesh te tjera na tregojne se kemi nje problem te tille persa i perket anatomise se gjuhes:

  • Paaftesi per te mbajtur kapjen. Pra verejme shpesh leshim te gjirit;
  • Kercitjet e siperpermendura;
  • Gjuha merr formen e nje zemre si pasoje e bllokimit nga membrana e shkurter;
  • Skuqje dhe acarim te thithave sidomos ne pjesen anesore dhe majat duke qene se gjuha nuk mbulon si duhet gjirin por e ferkon thithin tek zona e qiellzes se forte te gojes;
  • Thithat kane marre forme buzekuqi pas ushqyerjes;
  • Gjate ushqyerjes formohen gropeza tek faqet e femijes si pasoje e leshimit te thithjes;
  • Gjuha perkulet poshte dhe nuk zgjatet, kjo si pasoje e nje frenulumi te shkurter etj.

Si mund te veproni per te zgjidhur situaten?

  • Perpjepja per te bere nje pozicionim te mire te trupit si fillim. Pozicioni asimetrik i shpjeguar disa here ne faqe eshte ai qe do te favorizonte nje ushqyerje me efektive ne rast se kemi probleme ne anatomine e gjuhes. Para se te pozicionohet gjiri ne gojen e femijes nevojitet qe gjuha te jete e shtrire mire, me aq sa mundet si edhe goja te jete e hapur mjaftueshem;
  • Prekni dhe stimuloni buzet me thithin e gjoksit disa here para se te fusni gjirin brenda. Femija do t’i pergjigjet ketij stimuli duke e hapur gojen maksimalisht. Provoni disa here derisa te siguroheni se hapja eshte maksimale;
  • Aplikoni ushtrimin e folur edhe ne faqen time te instagramit: Trajnimi i thithjes se femijes nepermjet perdorimit te gishtit. E aplikoni kete ushtrim per rreth 1 minute para seciles ushqyerje;
  • Stimuloni relaksimin e pergjithshem te muskujve tek femijet me tonalitet te larte muskular. Kjo do te ndikoje edhe tek relaksimi i gjuhes duke e bere ate me te “afte” te shtrihet si duhet. Ushtrimet qe ndikojne ne kete rast jane: perkundja, kontakti lekure me lekure ne versionin “kangaroo”, pra nena qendron ulur ne nje karrike dhe femija vendoset siper gjoksit;
  • Leshoni disa pika qumesht nga thithi tek buzet qe femija te lepihet, dhe duke e lepire qumeshtin do te praktikoje zgjatjen e gjuhes;
  • Ushqeni ne nje pozicion te tille si pozicioni gjysem shtrire apo pozicioni football hold per te pasur forcen e gravitetit ne favor. Ne kete rast kjo force do te beje qe gjuha te jete e prirur te terhiqet poshte si edhe pozicionohet ne menyren e duhur;
  • Perdorni pozicione te ndryshme ushqyerje ne menyre qe te ushtrohet presionprej gojes se femijes ne pjese te ndryshme te gjirit;
  • Prerja e frenulumit duhet te merret ne konsiderate.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: