Sipas mjekëve të gjithë prindërit duhet të tregojnë kujdes dhe të drejtohen menjëherë tek mjeku në rast se fëmija:
- Nga muaji 6 nuk buzëqesh dhe nuk bën shprehi gëzimi ndaj anëtarëve të familjes;
- Nga muaji 9 nuk kthen kokën dhe reagon ndaj zhurmave apo tingujve, nuk qesh dhe nuk bën shprehi të tjera në fytyrë;
- Nga muaji 12 fëmija nuk përgjigjet ndërsa i thërrisni në emër. Nuk belbëzon asnjë “fjalë”. Nuk tregon me gisht atë c’ka do, nuk ju tregon objekte, nuk përpiqet që t’i kapë.
- Nga muaji 16 nuk flet asnjë fjalë;
- Nga muaji 24 nuk flet bashkë dy fjalë me kuptim dhe nuk përpiqet të imitojë apo përërisë një fjalë që ju i thoni.