Jemi në prag vere dhe ky është zyrtarisht momenti më i përshtatshëm për të hequr bebelinën e fëmijës.
“Fëmija im përdor ende bebelinën” Është normale?
Mendohet se fëmija duhet të ketë hequr bebelinën rreth moshës 3 vjecare, por kur vjen puna tek aftësitë fiziologjike të fëmijës nuk mund të jemi shumë të prerë, nuk duhet dhe nuk mund të përcaktojmë një moshë ekzakte gjithëpërfshirëse.
Dhe nëse shohim një fëmijë 3 vjecar që kryen nevojat në bebelinë shohim edhe një nënë që shpesh ndihet në faj dhe druhet ta pranojë. e gjithë kjo falë gjykimeve që në më të shumtën e rasteve i behën drejtpërdrejtë.
Nëse fëmija nuk heq bebelinën…
Në këtë rast prindërit nuk duhet të traumatizojnë fëmijën duke i vendosur kushte. Sepse në këtë rast jemi duke folur për një etapë të caktuar maturimi biologjik të fëmijës. Por edhe pse ky maturim shpesh arrihet në moshën 2-3 vjecare nuk mund të vendosim një limit për të gjithë fëmijët.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë prindërit të respektojnë ecurinë e zhvillimit të fëmijës, duke e mbështetur në c’do fazë pa e forcuar të ecë me ritme të shpejta.
Të heqësh bebelinën kërkon kohë!
Disa fëmijë arrijnë të bëjnë përmirësime të dukshme brenda disa ditëve, ndërsa pjesa më e madhe e bën këtë brenda disa javëve. Që të arrijë të shkojë vetë në tualet, fëmija duhet të ketë arritur një maturim të mirë përsa i përket organeve gjenitale si edhe sistemit nervor. Dhe kjo gjë është e mundur të ndodhë rreth moshës 3 vjecare.
Një ndër sinjalet e para që fëmija është gati
Është fakti se ai tregon që tashmë ka urinuar apo defekuar dhe dëshiron të ndërrohet. Madje këtë mund ta bëjë edhe gjatë procesit jo vetëm pasi ka kryer nevojat.
Misioni “bebelina” cfarë këshillash duhet të keni në mendje?
- Heqja e bebelinës nuk ka lidhje me moshën e fëmijës. Po me zhvillimin fiziologjik të vogëlushit.
- Nuk është një garë mes mamash. Mos i jepni peshë më të madhe nga sa realisht kanë komentet që dëgjoni përreth. C’do fëmijë është ndryshe, ka ritmet e veta.
- Evitoni ndëshkimet nëse fëmija nuk arrin të kryejë nevojat në kohë.
- Nëse fëmija është gati në stinën e dimrit apo vjeshtës filloni procesin, nuk është kusht që patjetër të jetë stinë vere.
- Mund të ketë momente regresi dhe kjo është normale. Sidomos nëse në shtëpi po ndodhin njëkohësisht ndryshime.
Bli tani uturakun anatomik Chicco qe mundeson rehati gjate qendrimit ulur si edhe mundesi te mire pastrimi maksimal fale heqjes me doreze se pjeses se siperme.