fbpx

Bota e Gruas

Mëmësia nuk ka përse të jetë kaq e vështirë. Disa gëra duhet të ndryshojnë…

Mëmësia është pjesë e të gjithë femrave. Dhe në të vërtetë nuk mendoj se ka lidhje vetëm me një stad të caktuar në jetën tonë, në të cilin ne edukojmë dhe rrisim fëmijët. Në të vërtetë mëmësia jonë ndikon edhe në edukimin apo suportin që japim ndaj nënave të tjera.

Ditët, netët, jeta ime brenda familjës i janë përshtatur rolit tim si nënë, dhe për këtë arsye, duke e ditur sa e vështirë është mendoj se suporti ndaj nënave të tjera është shumë, po shumë i rëndësishëm!

Dhe mëmësia nuk ka përse të jetë kaq e vështirë! Sepse disa gjëra mendoj se duhet të ndryshojnë patjetër

  • Klasat prenatale duhet të ofrohen FALAS! Në këtë mënyrë nëna e re nuk traumatizohet gjatë lindjes. Ajo e di pak a shumë se cfarë do të ndodhë dhe si duhet të sillet. Nëna duhet të dijë gjërat më bazike pas lindjes si: temperatura e ujit të banjos, si duhet ta mbajë fëmijën, si duhet ta vendosë të pijë etj. Disa gjëra në dukje të thjeshta por tepër të rëndësishme për ditët e para të jetës së fëmijës.
  • Nëna e re duhet të lejohet të rikuperojë, të përshtatet, të pranojkë ndryshimet në jetën e vet e qetë. Prandaj vizitorët duhet të mësojnë të qëndrojnë larg dy javët apo pse jo edhe dy muajt e parë të jetës ë bebes.
  • Dhe mjaft i bëmë nënat të ndihen fajtore! “Nuk shkon në punë? Po cfarë bën gjithë ditën?” “Shkon në punë? I shkreti fëmijë! Sa nevojë ka për ty dhe s’te ka afër!” “Uaaa e ushqen vetëm me gji? Po babi si do të ketë mundësinë të lidhet dhe të qëndrojë me fëmijën?” “Ushqen me formulë? Po s’ke gjoks ti?” Mjaft më me të tilla pyetje pa kuptim! Nënat duan suportin tonë dhe pik!
  • Mjaft i inkurajuam nënat të punojnë deri në ezaurim total! Po, është përgjegjësi e femrës të kujdeset për fëmijën dhe shtëpinë por nëse nuk ja del dot t’i bëjë të gjitha si duhet nuk ka nevojë t’i kërkoni shpjegime!
  • Stimuloni, mos bombardoni vetëvlerësimin e nënave të reja (dhe të vjetra). Mos shkatërroni ndjenjat e saj. Nëse ka dicka që e bën gabim apo thjesht nuk e kupton dhe ju pyet, mos e trajtoni sikur nuk di dhe po bën gabimin më të madh që po e diskuton me juve!
  • Dhe në fund! Suportoni, suportoni, suportoni nënat! Ne nuk mund të ndryshojmë brenda natës një shoqëri të tërë por mund të fillojmë nga vetja. Mund të fillojmë të suportojmë miken tonë, ta këshillojmë, të mos e paragjykojmë, ta mbështesim atë! Dhe ndryshimi fillon pikërisht këtu! Një nënë që ka marrë suport, suport do të japë tek mikja e vet!

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: