fbpx

Bota e Gruas

Mbajtja e fëmijës në krahë gjatë shtatzanisë, po apo jo?

A është e sigurt mbajtja e fëmijës në krah gjatë shtatzanisë?

Mbajtja e fëmijës në krahë gjatë shtatzanisë per shumicën e grave është konsideruar si diçka normale sidomos gjatë muajve të parë. Nuk është e këshillueshme në rastet kur kjo gjë ju shkakton dhimbje apo ju bën që te humbni ekuilibrin. Gjithsesi, mundësia për të mbajtur fëmijën në krahë ndryshon nga një shtatzani te tjetra, nga një nënë te tjetra apo dhe nga një fëmijë te fëmija tjetër. E themi këtë pasi një fëmijë mund të peshojë shumë dhe është e pamundur ta mbash ndërkohë një fëmijë tjetër mund të peshojë më pak dhe mund ta mbash lehtësisht në krahë.
Në momentin kur ju duhet të merni në krahë fëmijën ju duhet të përkulni gjunjët si dhe të mundoheni që ta mbani shpinën sa më drejt që të mundeni,gjithashtu është e këshillueshme që të visheni me rroba sa më të rehatshme si dhe me këpucë të sheshta. Ju mund të përdorni edhe produkte mbështetëse për pjesën e shpinës të cilat do tju vijne mjaft në ndihmë për të evituar ndonjë tërheqje muskulare në momentin kur merni në krahë fëmijën. Gjithashtu, mund të kërkoni ndihmë nga të afërmit tuaj psh kur ju duhet ta merni fëmijen ne krahë nga krevati ose kur ju duhet ta mbani në krahë tek pjesa e shkallëve. Kur dilni jashtë është e këshillueshme perdorimi I karrocës së bebes. Nëse nuk jeni në gjëndje ta mbani fëmijën në krahë atëhere këtë gjë kompensojeni duke I dhuruar më shume dashuri dhe përqafime pasi dhe për fëmijën do jetë e vështirë për të kuptuar pse nëna e saj nuk po e mban më në krahë.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: