fbpx

Bota e Gruas

Lista e ushqimeve që shkaktojë kapsllëk tek fëmija

Në momentin që fëmija fillon ushqimet e ngurta duhet të vëreni me kujdes disa, të cilat mund të shkaktojnë kapsllëk tek fëmija.

Një listë e shkurtër ushqimesh që shkaktojnë kapsllëk tek fëmijët e vegjël

  • Orizi. Edhe pse është një nga ushqimet e para të bebes mund të shkaktojë konsipacion. Prandaj rekomandohet të jepët i përzier me misrin (në formë mielli) që efektet të mos jenë negative.
  • Karrota. Nëse fëmija tashmë ka vështirësi në defekim evitojeni. Nëse ajo ështe e zier mund të shkaktojë trashje te feces dhe për pasojë konstipacion.
  • Bananet. Evitoni ato që nuk janë pjekur mjaftueshëm duke qënë se mund të shkaktojnë probleme me kapsllekun.
  • Molla. Është një ndër frutat që rekomandohet në rastet kur fëmija ka diarre. Prandaj nëse i vogli vuan nga kapsllëku mos i jepni fëmijës pure molle të zier më parë.
  • Djathi. Është një burim shumë i mirë vitaminash dhe mineralesh por duke qënë i vakët në fibra nuk duhet t’ja jepni fëmijës të pashoqëruar me supën. Pra duhet ta shtoni më tepër tek puretë.
  • Buka e bardhë. Nuk ka shumë fibra dhe për pasojë mund të shkaktojë kapsllëk/mund të përkeqësojë atë.
  • Patatet. Nëse do të jepen bashkë me ushqime të tjera nuk përbën problem por evitoni puretë e thjeshta të patateve që bëhen vetëm me qumësht.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: