fbpx

Bota e Gruas

Kur mund të prezantojmë vezën në dietën e fëmijës?

Veza është një burim shumë i mirë proteinash, hekuri, koline dhe krahas kësaj edhe një alternativë perfekte ushqimi per beben e vogel për shkak të trajtës së saj të butë. Por normalisht njihet edhe si një ndër ushqimet me rrezik më të lartë alergjie.

Megjithate, kohët e fundit, nga ana e ekspertëve janë paraqitur disa ndryshime përsa i përket grafikut të prezantimit të ushqimeve. Duke përfshirë edhe vezën. Nëse më herët ishim mësuar ta përfshinim në dietë rreth muajit 10, tashmë do te shohim se cilësohet si një ushqim i përshtatshëm për t’u konsumuar prej fëmijës që në muajin e 6 të jetës.

Ndryshimet tek udhëzimet e mjekëve

Mendohet se frenimi i futjes së disa ushqimeve me rrezik alergjie në dietë nuk do të reduktojë mundësinë që ajo të shfaqet. Tashmë mendohet se është pikërisht futja e tyre pa një radhë të caktuar në menu do të bëjë të mundur parandalimin e këtyre alergjive.

American Academy of Pediatrics rekomandon nënat të fokusohen më tepër në respektimin e distancës kohore mes prezantimit të dy ushqimeve të reja. Kjo duhet të jetë përkatësisht 3 ditë. Në këtë mënyrë do të evidentohen alergjitë e mundshme.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: