fbpx

Bota e Gruas

Kryerja e marëdhënieve seksuale gjatë dhe pas shtatzanisë

Shumica e çifteve pyesin nëse këshillohet dhe a është e sigurt kryerja e marëdhënieve seksuale gjatë shtatzanisë?
Kryerja e marëdhënieve seksuale është diçka natyrale dhe normale e cila mund të ndodhë gjatë shtatzanisë gjithmonë nëse jeni duke kaluar një shtatzani normale. Fëmija juaj nuk do të pësoje asnje gjë të keqe pasi është i mbrojtur nga lengu amniotik si dhe nga muskujt e mureve të mitrës.
Gjithsesi dëshira për të kryer marëdhënie seksuale ndryshon nga një grua tek një tjeter pasi disa nuk kanë më dëshirë për të kryer marëdhënie ndërsa disa të tjerave u rritet dëshira. Për çdo lloj problemi ju duhet të flisni me partnerin tuaj me qëllim që të gjeni një zgjidhje të përshtatshme. Nuk këshillohet kryerja e marëdhënieve ne pozicionin e misionarit kur femra qëndron shtrire në kurriz, por këshillohet pozicioni ku femra qëndron anash në një krah.

Ja kur nuk duhet të kryeni marëdhënie seksuale gjatë shtatzanisë
1- Kur keni kaluar një abort ose jeni me rrezik për ta kaluar atë
2- Kur rrezikoni të keni lindje të parakohshme ( para javës të 37)
3- Kur keni gjakderdhje ose dhimbje pa arsye
4- Kur lëngu amniotik ka rrjedhur ose kur janë shkëputur membranat
5- Kur plaçenta është shumë afër qafës të mitrës
6- Kur jeni duke pritur binjakë, trinjakë ose më shumë
7- Kur qafa e mitrës është hapur shume shpejt

Kini kujdes! Kur mjeku ju thotë të mos kryeni marëdhënie seksuale nuk ka të bejë vetëm me kryerjen e seksit por këtu përfshihen të gjitha mënyrat të cilat ju shkaktojnë orgazmën.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: