fbpx

Bota e Gruas

Keni ftohtë gjatë periudhës të shtatzanisë? Më poshtë ju tregojmë se cfarë është duke ndodhur me ju

Pjesës më të madhe të grave ju ndodh që gjatë periudhës së shtatzanise të kenë vapë dhe të djersiten shpesh, ndërsa disa gra të tjera të kenë ftohtë.  Në këtë rast na lejoni tju themi se është dicka normale dhe ju nuk duhet të shqetësoheni.

Më poshtë ju tregojmë disa nga arsyet pse mund te keni ftohtë

1-     Luhatja e shpeshtë e hormonove mund të jetë një nga arsyet kryesore që ju mund të keni ftohtë ose në rastin e kundërt të keni vapë, në varësi të personit.

2-     Marrja e ulët e kalorive të cilat janë të domosdoshme për trupin apo dehidratimi mund të jenë gjithashtu shkaktarë që ju po e përjetoni këtë gjë.

3-     Një shkaktar tjetër mund të jetë problemi e anemisë, pra nëqoftëse ju pervecse keni ftohtë vini re dhe simptoma të tjera si psh ndjeheni të lodhur, keni shënja mavjosjeje në trup apo keni vështirësi në frymëmarrje ju duhet të konsultoheni me patjetër me mjekun tuaj. Këshillohet që të përdorni suplemente të cilat përmbajnë hekur nëse vuani nga  anemia.

4-     Mund të ekzistojë mundësia që të jeni duke kaluar një infeksion. Pra, nëqoftëse vini re simptoma të tilla si psh rritje të temperaturës normale të trupit tuaj apo dhimbje dhe djegie gjate urinimit duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.

Ju këshillojmë që nëse jeni duke e përjetuar këtë situatë të visheni trashë si dhe të konsumoni sa më shumë caj të ngrohte.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: