Në disa raste stafi mjekësor që ju ndjek mund të vendosë të stimulojë procesin e lindjes.
Disa arsye përse mjekët mund të vendosin aplikimin e stimuluesit:
Kjo mund të ndodhë në momentin që data e lindjes tashmë ka kaluar por edhe nëse:
- Ekzistojnë probleme përsa i përket rritjes së fëmijës;
- Brenda qeses ku qëndron fëmija ka shumë pak leng amniotic;
- Kemi të bëjmë me diabet gestacional;
- Kemi të bëjmë me presion të lartë të gjakut;
- Është shfaqur pre-eklampsia;
- Kemi të bëjmë me një infeksion uterin;
- Kemi të bëjmë me ndarje të placentës nga uterusi;
- Kemi mospërputhje rhezusi.
Cfarë ndodh gjatë lindjes së stimuluar?
Kohëzgjatja e lindjes së stimuluar varet nga gruaja dhe mbi të gjitha nga hapja e qafës së mitrës në momentin e nisjes së procedurës. Nëse ai ka filluar të hapet mund të zgjasë disa orë në të kundërt mund të shkojë edhe disa ditë.
Sa kohë pas stimulimit fillon lindja?
Varet nga teknika e ndjekur dhe nga hapja e qafës së mitrës. Në disa raste mund të duhen edhe dy ditë. Nësë tashmë ka filluar hapja mund të zgjasë vetëm disa orë.
Cfarë ndodh nëse stimulimi nuk funksionon?
Në këtë rast mjeku mund të bëjë një tjetër përpjekje nëse gjendja shëndetësore e fëmijës ja lejon ta bëjë. Nëse paraqet rrezikshmëri mund të merret në konsideratë nisja e përgatijes për operacion cezarian.
Merret parasysh përdorimi i forcepsit?
Nëse paraqiten komplikacione, po!
Nuk këshillohet të aplikohet në rast se:
- Kemi të bëjmë me placenta previa;
- Fëmija është në pozicion transversal;
- Kemi të bëjmë me një infeksion vaginal herpes-simplex;
- Nëse kanali cervikal ka dimension të vogël, gjë që pengon lindjen vaginale.