Ekzistojnë disa arsye pse vogëlushi juaj papritur mund të fillojë të bërtase.
Ju thjesht nuk duhet të shqetësoheni pasi ai me siguri do jetë thjesht duke kërkuar të tërheqë vëmëndjen tuaj ose bërtet për të pasur diçka që nuk e ka marë ende.
Nëqoftëse mendoni se vogëlushi juaj do ta ulë zërin vetëm se ju i kërkoni ta bëjë këtë e keni gabim
Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund të veproni nëse përballeni me situata të tilla
1- Në momentin kur vogëlushi juaj bërtet ju filloni ti flisni me zë të ulët. Në këtë mënyrë ai/ajo do të ndalojë së bërtituri për të dëgjuar atë që ju jeni duke i thënë
2- Provoni që situatën e krijuar ta ktheni në formë loje, kështu mund t’i thoni se do të luani një lojë se cili nga ju të dy bërtet më shumë, kështu do të ndalojë së bërtituri kur të vijë rradha juaj.
3- Gjithashtu mund ti thoni që mos bërtasë më si një luan por të provojë të bërtasë si një kotele e vogël dhe me shumë mundësi do ta ulë volumin e zërit shumë shpejt.
4- Nese e shikoni se femija juaj nuk e kupton shpjegimin tuaj, perpiquni ta qetesoni duke e lene shpjegimin rreth menyres si u soll per nje moment tjeter. Ndoshta kur te jete me i qete.
5-Jepni nje shembull te mire. Nese femija shikon qe ju bertisni ashtu do te sillet edhe ai. Mos harroni se ka me teper vlere shembulli qe ju jepni para fjales qe thoni.
6- Asnjehere mos e gjuani femijen pasi situata do te dale me teper jashte kontrollit. Femija behet agresiv dhe mbi te gjitha nuk kupton aspak ku qendronte gabimi.