Nëse jeni zyrtarisht në proces heqje mbani shënim!
Një nga problemet që mund të hasen është:
Mbajtja e urinës!
Në këtë moment që fëmija fillon mësohet të ketë njëfarë kontrolli përsa i përket urinimit si edhe defekimit mund të ndodhë që të neglizhojë le të themi zbrazjen e qeses. Mbajtja e nevojave normalisht mund të jetë frustruese për prindin duke qënë se mund të sjellë një infeksion apo konstipacion.
Prandaj mund të provoni:
- Të hapni rubinetin ndërsa fëmija është ulur në uturak duke qënë se zhurma që lëshon uji inkurajon urinimin e fëmijës.
- I ofroni të pije shumë ujë. Normalisht nëse e bën këtë do të ketë nevojë më tepër të urinojë.
- Sigurohuni që uturaku të jetë sa më i rehtshëm duke qënë se në këtë rast forma ka shumë rëndësi.
Në rastet kur ju keni provuar dhe duket se nuk ka një ecuri më të mirë flisni me mjekun e fëmijës për të parë mundësinë e një infektsioni tashmë të zhvilluar në traktin urinar.