fbpx

Bota e Gruas

Guida e ushqyerjes së fëmijës nga lindja sipas moshës

Si do të jetë ushqyerja e fëmijës nisur nga mosha në të cilën ndodhet? E keni menduar ndonjëherë se çfarë ju pret me rritjen?

Nga lindja deri në muajin e tretë

Të porsalindurit kanë nevojë të ushqehen gjatë ditës dhe gjatë natës. Mund t’ju duket e çuditshme por nuk është aspak nëse bebi kërkon 1 apo 2 ditë në javë të pijë çdo orë për të kërkuar më pas qumësht në harkun kohor të 2-3 orëve.

Në muajin e 6 fëmija gati dyfishon peshën e lindjes dhe ju duhet ta ushqeni atë sipas kërkesës. Le të jetë ai që të ketë kontroll të plotë mbi sasinë e qumështit që do të pijë. Në disa momente i vogli juaj mund të ketë uri, në një tjetër moment dëshiron vetëm të thithë disa herë (le ta quajmë mesvakt), në raste të tjera ka etje dhe dëshiron të pijë.

Po përse fëmija juaj nuk është duke shtuar peshë njësoj si fëmija i mikes që ushqehet cdo 4 orë dhe rritet në mënyrë më optimale?

Le ta shpjegojmë në mënyrë më të thjeshtë. Gjiri është një “fabrikë qumështi” dhe në depo ka rezerva qumështi. Fillimisht ai do të boshatisë depon dhe më pas gjiri do të marrë sinjale për të prodhuar më tepër. Disa nëna kanë depo të mëdha dhe të tjera depo të vogla prandaj sasia e qumështit që fëmija merr normalisht do të jetë e ndryshme.

Ata fëmijë që do të marrin sasi më të vogël në çdo vakt do të kenë nevojë të ushqehen më shpesh gjatë ditës apo gjatë natës.

Nga muaji 3 deri në muajin 6: fëmija do të fillojë të ushqehet më rregullisht

Në momentin që duket se jeni mësuar në njëfarë mënyre me mënyrën si fëmija ushqehet kjo do të ndryshojë sërish. Në këtë moment do të ndodhë edhe një shpërthim në rritjen e fëmijës dhe do të vihet re ndoshta një rritje e numrit të vakteve që fëmija pi gjatë ditës apo gjatë natës.

Nuk ka asgjë shqetësuese përkundrazi, është tepër normale. Këshilla jonë në lidhje me këtë moment është të mos shikoni orën ndërsa ushqeni fëmijën. Kjo pasi do t’ju shkaktojë konfuzion. Mund të ndodhë që nëse fëmija juaj pinte 20 apo 30 minuta në vakt tani koha të shkojë 10 minuta. Nuk duhet të mendoni se fëmijës po i ikën interesi për gjirin apo biberonin dhe të tentoni t’i jepni ushqime të ngurta.

Ushqyerja e fëmijës nga muaji 6 në muajin 12

Ky është intervali kohor që fëmija mëson të hajë ushqime të ngurta dhe provon shije të reja. Sasia duhet të jetë e vogël dhe ushqimet ndahen nga njëra-tjetra. Është e rëndëssihme të kujdeseni edhe për trajtën e pureve.

Nëse një ditë fëmija juaj refuzon të hajë një pure të caktuar nuk duhet të hiqni dorë. Tentoni sërish pas një jave, ndoshta duke e kombinuar edhe me një ushqim tjetër. Asnjëherë mos detyroni fëmijën të hajë me zorr.

Mosha 1 deri 3 vjeçare: përgatituni të përballeni me refuzim në ushqyerje

Mund të ketë ditë  që fëmija do të dojë të hajë vetëm një ushqim të caktuar ashtu sic do të ketë ditë që do të provojë me shumë dëshirë shije të reja.

E rëndësishme është që alternativat e ushqimit të cilat i prezantohen fëmijës të jenë të shëndetshme dhe mjekët pohojnë se përsa kohë kjo ndodh dhe përsa kohë fëmija gëzon shëndet të mirë nuk ka vend për shqetësime nëse vërehen këto ndryshime tek sasia e ushqimit.

Dhënia e një shembulli të mirë dhe prezantimi i ushqimit në forma të ndryshme ka rëndësi të madhe prandaj ky duhet të jetë fokusi në këtë moshë.

Disa këshilla paraprake për të gjithë prindërit

  • E lejoni fëmijën t’ju mësojë sa shpesh duhet të ushqehet. Në këtë mënyrë ai do të marrë sa qumësht ka nevojë dhe sasia e qumështit që duhet të prodhohet do të stimulohet sërish.
  • Mos kini tendencën të detyroni fëmijën të përfundojë të gjithë qumështin që ndodhet tek biberoni nëse shikoni se nuk ka më interes të pijë.
  • Mos krahasoni mënyrën e rritjes së fëmijës me dikë tjetër.
  • Nëse në një moment fëmija fillon të dëshirojë të pijë më shpesh kujtoni se mund të jetë duke kaluar një shpërthin rritje apo është duke luftuar një problem shëndetësor. Nëse në një moment do t’ju duket se sasia e qumështit nuk mjafton nuk duhet të shqetësoheni. Brenda dy apo tre ditëve do të arrini të ploësoni edhe më mirë nevojat e fëmijës.
  • Gjatë momenteve kur fëmija mund të refuzojë të pijë mund të provoni ta ushqeni në një ambient të qetë pa faktorë që ndikojnë në shpërqëndrimin e tij.
  • Mbani larg ushqimet me sheqer dhe yndyrna.
  • Fëmija mund të dojë të hajë shpesh dhe pak për shkak të stomakut të tij të vogël. Prandaj me kalimin e kohës përgatituni ta ushqeni me 3 vakte dhe 2 mesvakte.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: