fbpx

Bota e Gruas

Femija dhe ankthi i ndarjes nga prinderit, si te veproni ne ate moment?

Ky lloj problemi është i pranishëm tek të gjithë fëmjët dhe ka të bëjë me momentin kur fëmija juaj kupton se gjërat apo jeta e njërëzve përreth tij ekzistojnë edhe kur fëmija nuk është i pranishëm.
Në raste të tilla fëmija shfaq shënja të dukshme ankthi apo mërzitjeje në momentin që ndahen nga prindi pasi në syte e tyre prindi është ai superheroi që i mbron dhe kujdeset për ta. Por, gjithesi mos u mërzisni pasi i gjithë ky ankth do të zhduket me kalimin e kohës dhe ju do të keni mundësi ta menaxhoni situatën. Për momentin ju ngelet vetëm të shijoni ëmbëlsinë e këtij momenti duke qënë se për fëmijën tuaj ju jeni personi më i rëndësishëm. Vogëlushët tuaj do të fillojnë që të shfaqin shënja ankthi rreth muajit të 6 ose të 7 , do të arrijnë kulmin rreth muajve të 10 deri të 18 dhe si përfundim do të keni një lehtësim të situatës rreth muajit të 24 pra kur të jenë 2 vjeç.

Ja disa mënyra të cilat do tju vijnë në ndihmë:
1- Kur ju largoheni nga shtëpia përpiquni që ta lini me njerëz të cilët ajo tashmë i njeh si psh gjyshja, babai apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Fillimisht vogëlushi do të shfaqë shënja nervozizmi kur ju të largoheni por gjithsesi do të përshtatet shpejt kur të kuptje se është rrethuar nga persona qe i njeh.
2- Kur punësoni një dado duhet ta merni fillimisht në banesën tuaj për të kaluar kohë me fëmijën tuaj edhe në praninë tuaj me qëllim që vogëlushi të arrijë të krijojë një lidhje me të.
3- Lereni vogëlushin që të ecë me iniciativën e vet këmbadorazi drejt një dhome tjeter, e cila sigurisht duhet të jetë e sigurt dhe mos i shkoni menjëherë pas, prisni disa minuta me qëllim që të mësohet gradualisht me mungesën tuaj. Gjithashtu, ju mund ti shpjegoni se ku do të shkoni apo sa do të vonoheni kështu fëmja do të krijojë besim te ju duke e ditur se ju do të ktheheni përsëri dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhe gjatë asaj kohe.
4- Gjithmonë përqafoheni dhe putheni përpara se ti thoni se do të largoheni, e rëndësishme është që ju të mos e hapni derën dhe të largoheni para syve të fëmijës por lereni të kuptojë sikur ju thjesht keni shkuar te dhoma tjetër.

Nëse këto nuk funksionojnë mundohuni të bëni një rivlerësim tjetër të dados apo çerdhes që kujdeset për fëmijën tuaj.
Gjithashtu vlerësoni mundësinë për të ndruar strategjinë të cilën ndiqni në momentin e largimit tuaj.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: