Me siguri në momentin që shikoni beben e porsalindur të teshtijë pyetja e parë që do t’ju vijë ndër mend mund të jetë “a janë sinjalet e para të një viroze?”
Pikë së pari duhet të dini se teshtimat e bebeve nuk duhet të jenë shqetësuese. Në fakt kjo është dicka tepër normale për trupin e tyre të vogël.
Edhe teshtima e bebes e ka një funksion!
- Bebet e porsalindura e kryejnë procesin e frymëmarrjes me hundë. Nuk janë në gjendje të marrin frymë me gojë deri rreth muajit 3-4 të jetës dhe për pasojë kanë nevojë të pastrojnë hundën me anën e teshtimave.
- Të porsalindurit kanë hundë të vogël dhe të ngushtë, për pasojë edhe kanale të ngushta të hundës. Duke qënë kështu ato mund të bllokohen me lehtësi nga pushi i batanijeve, veshjeve, qimeve të kafshëve, pluhuri etj. Në mënyrë që këto të mos përfundojnë në mushkëri teshtima do të ndihmojë në pastrim.
Teshtimat tek bebet janë normale tek bebet e shëndetshme
Nëse fëmija nuk shfaq shenja të tjera shqetësuese shëndetësore atëherë nuk duhet të keni merak. Mund të vini re se fëmija teshtin edhe gjatë ushqyerjes me gji duke qënë se hunda bllokohet nga kontakti direkt me lekuren e gjirit. Për ta liruar shërben pikërisht teshtima.
Deri në momentin që fëmija nuk ka probleme me frymëmarrjen nuk duhet të ndërhyni për të pastruar hundën me solucione apo pompa nazale. Kjo pasi trupi i fëmijës është në gjendje të pastrojë vetë kanalet e hundës.