I thoni “jo” kombinimit të mishit dhe djathit në të njëjtën pjatë. Gjatë ushqyerjes së fëmijës duhet të tregoni kujdes me kombinimin e disa ushqimeve, ndër të cilat edhe djathi me mishin.
Përse nuk rekomandohet të përdoren njëkohësisht në supën e fëmijës?
Sepse kalciumi që gjendet tek djathi pengon absorbimin e hekurit që gjendet tek mishi. Në të fakt, përbërës të ndryshëm tek produktet e ndryshme shtazore pengojnë përthithjen e përbërësve të tjerë prandaj duhet pasur kujdes me kombinimet specifike.
Përsa i përket përthithjes së hekurit njihet tashmë se është vitamina C ajo që e favorizon më së miri ndërsa produktet e pasura me kalcium e ngadalësojnë atë.
Nëse do të shtoni djathin në supën e perimeve apo makaronave të bebes nuk ka nevoje të shtoni mishin apo peshkun pasi plotësohen nevojat e fëmijës. Dhe ndër të tjera nuk rekomandohet që mishi dhe djathi të shtohen të dyja në të njëjtën pjatë pasi krijohet një nivel i lartë i proteinave.