Flokët luajnë një rol mjaft të rëndësishëm përsa i përket pamjes të jashtme tek një femer. Nqs ju dëshironi të keni flokë të gjatë dhe të shëndetshëm më poshtë do ju sugjerojmë disa mënyra natyrale të cilat do tju ndihmojnë në stimulimin e rritjes të flokëve tuaj.
1- Masazhoni skalpin e kokës pothuajse çdo ditë duke e kombinuar edhe me vajra apo maska për flokët. Kjo mënyrë gjithashtu do ju ndihmojë për të çliruar stresin apo lodhjen.
2- Aloe vera për një kohë shumë të gjatë është përdorur kundra rënies së flokut si dhe lufton zbokthin dhe ndihmon në zhbllokimin e gjëndrave të flokut të cilat bllokohen nga yndyra e tepruar e flokëve. Ju mund ta përdorni këtë metodë disa herë në javë, gjithashtu mund të përdorni shampo dhe zbutës që përmbajnë aloe vera.
3- Vaji i kokosit mund të përdoret ose para larjes të flokëve ose pas, në varësi të llojit të flokut. Psh nqs keni flokë të yndyrshëm këshillohet që ti lyeni flokët dhe skalpin e kokës një ditë para se të laheni ose disa orë para.
4- Viviscal është një suplement natyral i cili ndihmon në rritjen e flokëve. Është i përbërë nga disa vitamina të cilat quhen Aminomar C e cila përmban minerale, si dhe pudër molusqesh. Këta lloj përbërësish rigjenerojnë qelizat e reja si dhe forcojnë ato ekzistueset. Këshillohet të konsumohen dy herë në dite për një periudhë jo më pak se 6 muaj për të arritur rezultate.
5- Vaji i peshkut ndihmon në rritjen e dendësisë të flokëve si dhe redukton rënien e tyre.
6- Lëngu i qepës gjithashtu ndihmon në rritjen e flokëve, nqs nuk e keni problem aromën e fortë të qepës atëherë mund të lyeni skalpin e kokës si dhe flokët me lëngun e saj duke e lënë në flokë për 15 minuta dhe më pas mund ta lani normalisht me shampo.
7- Vaji i rosemarinës ndihmon në rritjen e flokut si dhe lufton kundër alopecisë ( kur floku nuk rritet në vënde të caktuara) . Asnjëherë mos e përdorni vajin direkt në lëkurë por këshillohet të hidhni disa pika në shampo ose zbutësin e flokëve.
8- Lëngu i freskët i limonit rekomandohet për tu përdorur duke e lyer skalpin e kokës dhe flokët rreth 15 minuta para se te bëni dush.