1- Uthulla e bardhë shërben për heqjen e njollave të vështira sidomos ato të shkaktuara nga kafshët. Përpara përdorimit këshillohet të holloet me ujë pasi ka aciditet.
2- Një mënyrë tjetër mjaft efektive është përdorimi i kripës, sidomos ndaj njollave të verës të kuqe ose lëngut të boronicës. Mbi njollën e cila është akoma e lëngshme hidhni kripën dhe lereni për 15 minuta derisa të thahet. Më pas pastrojeni njollën me pastrues të zakonshëm për tapetet dhe do të shihni se do të jetë larguar.
3- Vaji esencial i livandos në formë spray ju ndihmon për të larguar bakteret dhe papastërtitë e tjera të cilat qëndrojnë në tapetet tuaj.
Më poshtë do ju këshillojmë se si të bëni një spray shumë natyral në kushte shtëpie për pastrimin e njollave, i cili gjithashtu shërben edhe për largimin e erës dhe mbi të gjitha është shumë i lehtë për tu përdorur
Përbërësit:
1- Një gotë uthull të bardhë
2- 2 gota me ujë
3- 2 luge çaji me kripë
4- 15 pika vaj livandoje ( ose çfarëdo lloj vaji tjeter natyral që mund tju ndodhet)
Fillimisht përzieni uthullën me ujin në një shishe të përshtatur në formë spraji, më pas shtoni kripën dhe vajin e livandos pastaj mbylleni duke e tundur mirë përzierjen. Aplikojeni mbi tapet dhe pas çdo sprucimi tundeni përsëri shishen. Në fund lereni të thahet dhe përdorni fshesën me korent.
Nëse njolla është shume e vështirë për tu hequr këshillohet ta përdorni këtë përzierje direkt në vëndin ku është njolla.