Nëse jeni duke provuar për të ngelur shtatzanë ateherë me shumë mundësi do të mendoni se dhimbja e papritur e gjoksit do ta konfirmoje shtatzanine. Kjo lloj dhimbje mund të shfaqet në forma të ndryshme si psh vetëm tek njëri gjoks ose tek të dyja, në të gjithë gjoksin ose vetëm në një pjesë të caktuar të saj gjithashtu dhimbja mund të jetë konstante ose mund të largohet dhe të kthehet sërish.
Gjatë javëve të para të shtatzanisë gjoksi do të jetë i fryrë dhe do të keni dhimbje, si dhe do të behet shumë i ndjeshëm. Prandaj evitoni ushtrimet si dhe mundohuni për të komunikuar me partnerin që gjatë kryerjes së marëdhënieve seksuale të provoni një pozicion të rehatshëm i cili nuk shkakton dhimbje të gjoksit.
Dhimbja e gjoksit fillon që në javët e para të shtatzanisë dhe tregon se trupi juaj është duke u mbushur me hormone të cilat e ndihmojnë trupin tuaj dhe e përgatitin atë për të rritur një krijesë të re nëpërmjet qumështit të gjirit. Gjoksi juaj do të rritet për arsye të qarkullimit të madh të gjakut në atë pjesë, kjo gjë për disa gra mund të jetë diçka e mirë ndërsa për disa të tjera jo pasi mund të shkaktohet dhimbje si dhe irritim apo djegie të zonës përreth.
Gjithashtu, gjatë trimestrit të parë ju do të vini re se në gjoksin tuaj do të duken disa vena ngjyrë blu si dhe do të shikoni një ndryshim në masën dhe në formën e thithave të gjoksit. Gjatë trimestrit të dyte ju do të shikomi se aureola përreth thithave do të ketë ndryshuar ngjyrë duke u bërë më i errët, të cilat do të vazhdojnë të errësohen edhe me shume gjatë trimestrit të tretë. Nëse vini re disa gunga të vogla tek pjesa e aureolës të thithave nuk duhet të shqetësoheni pasi ato janë disa gjëndra të cilat prodhojnë vaj duke e lubrifikuar gjoksin tuaj gjatë gjidhënies duke e bërë këtë proçes më të rehatshëm për ju dhe për vogëlushin tuaj.