Gjatë pompimit secila prej jush mund të dëshirojë të marë sasinë maksimale të qumështit në mënyrë që të plotësohen nevojat e vogëlushit. Dhe sigurisht në lidhje me këtë ka disa teknika që do ta bëjnë proçesin më efektiv.
Ka plot 6 mënyra për ta bërë pompimin më efektiv!
- Masazhoni gjinjtë
Që ta bëni këtë në mënyrë efektive do të rekomandoja të përdornit reçipeta që mundësojnë një proçes pompimi pa përdorur duart për të mbajtur pompën. Për këtë do tiu ndihmonte përdorimi i reçipetave gjidhënëse tek të cilat do të mund të fiksohej pompa.
Lëvizjet e duarve duhet të jenë rrethore dhe në pjesë të ndryshme të gjinjve në mënyrë që të boshatisen totalisht.
- Provoni të stimuloni një rënie të dytë të fluksit
Në momentin që duket se fluksi i qumështit ndalon mos tentoni menjëherë të ndërprisni proçesin e pompimit të gjirit. Prisni 5-10 minuta dhe rifilloni sërish pasi do të keni edhe një rrjedhje tjetër të qumështit.
- Provoni kompresa të ngrohta
Kjo do të ndihmojë në daljen e qumështit ndërsa kompresat e ftohta kanë efekt të kundërt. Mund të provoni të aplikoni kompresat para fillimit të proçesit të pompimit.
- Largoni stresin dhe mos mbani vazhdimisht nën vëzhgim sasinë e qumështit që është duke dalë prej gjinjve
Edhe në këtë rast stresi nuk ka ndikim pozitiv tek fluksi i qumështit që do të dalë prej gjinjve. Në atë moment mund të kaloni fokusin tek gjërat pozitive, ndoshta duke e konsideruar si një moment që të bën të largohesh nga vështirësitë e ditës ndoshta edhe duke lexuar dicka në qetësi ndërsa dikush tjetër kujdeset për fëmijën. Një tjetër faktor që do të ndikojë në rënien e një fluksi më të mirë do të jetë edhe shikimi i fotove/videove të fëmijës.
- E dini se edhe madhësia e kokës së pompës ka rëndësinë e vet?
Ajo duhet të përputhet në mënyrë korrekte dhe patjetër duhet të merni në konsideratë diametrin e saj në momentin që jeni duke blerë pompën e gjirit.
- Kontrolloni shpejtësinë me të cilën pompa juaj është duke punuar
Nëse mendoni se vendosja e pompës në shpejtësinë maksimale do të ndikojë në daljen e një sasie të lartë të qumështit të gjirit gaboheni. Në të vërtetë kjo mund të bllokojë daljen e fluksit dhe për pasojë duhet të vendosni shpejtësinë në atë limit ku ju ndiheni rehat teksa jeni duke pompuar.