Sipas ekspertëve edhe pozicioni gjatë marrëdhënies seksuale ka ndikimin e vet për të arritur një shtatzani. Sipas mjekes Sheryl A. Kingsberg, ka shumë faktorë që ndikojnë në ngjizjen e hershme apo të vonë të një shtatzanie. Megjithatë edhe pozicioni do të ketë ndikimin e vet.
Cili është pozicioni më i favorshëm?
- Pozicioni i misionarit.
Përkon me qëndrimin e mashkullit sipër dhe femrës poshtë. Sipas mjekëve në këtë rast sperma do të depërtojë më mirë qafën e uterusit (cervisin) dhe për pasojë mukusi cervikal do të futet më me lehtësi në brendësi.
- Pozicioni “Doggy Style”
Në këtë rast femra qëndron para dhe mashkulli pas. Sipas mjekes pozicioni në fjalë favorizon ngjizjen e një shattzanie duke qënë se penetrimi do të jetë më i thellë. Për pasojë sperma do të futet më kollaj në qafen e mitrës.
Dhe më pas cdo lloj pozicioni që ju jep orgazëm!
Sipas ekspertëve edhe pozicioni që mundëson një kënaqësi më të madhe jep rezultat optimal në arrtijen e një shtatzanie.
Sipas një studimi, gjatë orgazmës së gruas uterusi kontraktohet dhe për pasojë sperma do të kalojë më me lehtësi brenda.
Dhe mbi të gjitha largoni stresin! ka ndikim më të madh negativ nga sa mendoni tek arritja e një shtatzanie.