Sipas American Academy of Pediatrics fëmijët duhet të flejnë në dhomën e prindërve të paktën deri në muajin e 6 të jetës. Kjo do të ishte një alternativë më tepër e sigurt për të duke qënë se nëna apo babai do të jenë në gjendje të kuptojnë nëse në një moment fëmija ka një problem të caktuar. Kjo ul ndjeshëm edhe rrezikun ndaj SIDS.
Cili është momenti i duhur për të lëvizur fëmijën drejt dhomës së vet?
Pra sipas AAP minimalisht duke filluar nga muaji i 6. Në këtë kohë fëmija do ta ketë më të të lehtë të përshtatet me ndryshimin. Kjo pasi duke filluar nga muaji i 8 i jetës do të fillojë të kuptojë më tepër dhe ta ketë më shumë problem që nuk ka dikë afër. Pra do të jetë një problem për ta që papritur të gjejnë veten në një dhomë pa njerëz të tjerë kur më parë nuk ka qënë kështu.
Në çdo moment që do të vendosni të kaloni fëmijën në dhomën e vet duhet të dini se është normale që ai të refuzojë në momentin që jeni duke u larguar. Kjo pasi ankthi i ndarjes që përjeton do të ndikojë disi duke e stresuar fëmijën.
Në momentin që kjo ndodh mund të shkoni pranë fëmijës për ta qetësuar por nuk duhet t’i flisni shumë apo ta ushqeni, në të kundërt do të inkurajoni më tepër sjelljen refuzuese. Një ndihmë do të jenë edhe zhurmat e bardha.
Si duhet të bëhet kalimi i fëmijës në dhomën e vet?
- Kaloni më tepër kohë në dhomën ku do të flejë fëmija duke filluar 1-2 muaj para se të bëni ndryshimin. Përdoreni dhomën për të kaluar kohë bashkë duke luajtur, duke e përkëdhelur, për ta ushqyer në qetësi, për ta masazhuar, për t’i kënduar apo për dremitjet e ditës.
- Gjatë fazës së ndryshimit duhet të jeni shumë e përpiktë me rutinën dhe oraret e gjumit të fëmijës. Nuk duhet të ndryshojnë nga mënyra si kanë qënë më parë.
- Filloni të zhvendosni krevatin e fëmijës gradualisht nga krevati juaj. Pra nëse e kishit prane spostojeni derisa të arrini një largësi të caktuar dhe në këtë mënyrë, për rreth 3-6 ditë fëmija do të ketë filluar të mësohet të flejë larg jush.
Sërish ju këshilloj të përdorni zhurmat e bardha si edhe mikun e gjumit. Do të jenë vërtet një ndihmë e madhe jatë trajnimit.