fbpx

Bota e Gruas

Cilat janë vitaminat që i nevojiten një të porsalinduri?

Përsa i përket vitaminës D

Sipas “American Academy of Pediatrics” fëmijët duhet të marrin rrezet e diellit sigurisht në oraret e duhura. Është shume e rëndësishme të përdoret një krem mbrojtës me SPF e duhur por sipas AAP duke qënë se kremi pengon prodhimin e vitaminës D, mjeku mund të rekomandojë që ajo të meret në formë suplementi me anë të pikave.

Vitamina D është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e kockave dhe muskujve, por edhe për funksionimin e mirë të  sistemit imunitar/rrugëve të frymëmarrjes. Vitamina D prodhohet në mënyrë natyrale në organizëm pas ekspozimit në diell. Dhe pikërisht këtu fillon “problemi” sepse sipas AAP fëmijët nën 6 muajsh nuk duhet të ekspozohen në mënyrë direkte ndaj rrezeve të diellit.

Për këtë arsye edhe sipas Shoqatës Italiane të Pediatrisë rekomandohet të merret 400 UI nga lindja deri minimalisht muajin e 12 pavarësisht nëse ushqehet me qumësht gjiri apo formule.

Në rast se kemi të bëjmë me bebe prematurë doza do të llogaritet në varësi të peshës. Llojin, dozimin e saktë, mënyrën e përdorimit i udhëzon vetëm mjeku.

Vitamina K

Kjo lloj vitamine bashkë me Vitaminën D është jetike për fëmijën sepse ndikon në prodhimin e substancave që ndihmojnë koagulimin normal të gjakut. Në momentin që fëmija vjen në jetë paraqet një mungesë fiziologjike (normale) të vitaminës K sepse pikërisht kjo vitaminë në uterus nëpërmjet placentës është e limituar. Dhe mungesa e Vitaminës K pas lindjes mund të shkaktojë hemoragji tek fëmija i porsalindur.

Pikëirsht për të evituar këto pasoja Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon marrjen e Vitaminës K në dozën 1 Mg menjëherë pas lindjes nëpëmjet një injeksioni.

Tek fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri mjeku mund të rekomandojë marrjen e kësaj vitamine nëpërmjet pikave përgjatë 3 muajve të parë të jetës për shkak të sasisë së ulët që gjendet tek qumështi. Gjithmonë me rekomandim të mjekut pediatër!

Hekuri

Fëmijët e porsalindur lindin me një depozitë hekuri por tek fëmijët me peshë të vogël/lindur para kohe mund të lindë nevoja e marrjes të hekurit në formë suplementi duke filluar nga muaji 3 i jetës duke qënë  se rezervat shterojnë rreth kësaj moshe.

Tek fëmijët e lindur “full term” dhe me peshë optimal nuk rekomandohet suplement hekuri përgjatë muajve të parë të jetës. Në momentin që fillojnë ushqimet e ngurta rekomandohet të përdoren ato që janë të pasura me hekur duke kombinuar me ushqime të pasura me vitaminën C e cila favorizon përthithjen.

Marrja e hekurit në sasitë e duhura sipas Shoqatës Italiane të Ushqyerjes është e rëndësisshme sidomos ëprgjatë intervalit të moshës 6-12 muajshe për vetë faktin se e kundërta do të ngadalësonte rritjen e fëmijës qoftë në aspektin fizik dhe po ashtu edhe psikologjik.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: