fbpx

Bota e Gruas

Cilat janë ushqimet më të mira për shtimin e qumështit të gjirit?

Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji dhe duhet patjetër të rrisni sasinë e qumështit, krahas thithjeve të shpeshta dhe pa orar të fëmijës mund të provoni edhe:

Lista e ushqimeve me veti galaktologe që mund të konsumohen gjatë gjidhënies:

  • Farat e Fenugrekut. Janë të pasura me omega-3 dhe ndihmojnë edhe në zhvillimin e trurit të fëmijës. Mund të shtohet në caj por edhe në gatime të ndryshme.
  • Farat e finokut/caji i gatshëm i finokut. Krahas shtimit të qumështit të gjirit reduktojnë edhe gazrat apo dhimbjet e barkut të bebeve.
  • Hudhra njihet për efektet që ka në forcimin e sistemit imunitar por edhe per vetite galaktologe. Duke qënë se mund të ndryshojë shijen e qumështit duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.
  • Perimet me gjethe jeshile. Janë të pasura me hekur, folate, kalcium. Shumë të pasura me vitamina dhe gjithashtu ndihmojnë në shtimin e sasisë së qumështit të gjirit.
  • Farat e susamit. Janë të pasura me kalcium dhe pas lindjes nëna ka nevojë për këtë mineral.
  • Tërshëra. Është gjithashtu e pasur me fibra dhe këshillohet në mëngjes.
  • Papaja e paqëruar. Përmirëson gjendjen tuaj emocionale duke bërë të ndiheni të qeta por njihet edhe per vetite e saj galaktologe.
  • Karrotat. Janë një ushqim shumë i mirë për shtim të qumështit të gjirit por edhe të pasura me vitaminën A, e cila përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit.
  • Gruri. Ju mban gjithashtu të hidratuara por ndikon edhe ne shtimin e sasise se qumeshtit te gjirit.
  • Asparagët. Janë të pasur me fibra dhe vitaminën A&K, të cilat stimulojnë prodhimin e hormoneve të laktacionit.
  • Orizi kaf. Këshillohet të jetë pjesë e dietës së nënave që sapo kanë lindur. Kjo për faktin se stimulon prodhimin e hormoneve të gjidhënies dhe për pasojë do të prodhohet më tepër qumësht gjiri.
  • Kajsitë. Janë shumë të mira për stabilizimin e balancës hormonale prandaj duhet të konsumohen si para ashtu edhe pas lindjes.
  • Salmoni. Omega-3 që përmban salmoni është shumë i rëndësishëm edhe për fëmijën por ndihmon edhe shtimin e prodhimit të qumështit duke e bërë gjithashtu edhe më të ushqyeshëm.
  • Patatja e ëmbël. Është e pasur në karbohidrate të cilat furnizojnë organizmin me energji. E pasur me vitaminën C, B dhe magnez. Njihet per vetite e saj galaktologe.
  • Bajamet si edhe arrat. Mund të kombinohen me tërshërën. Përmirësojnë cilësinë e qumështit të gjirit si edhe rrisin sasinë e tij. Mund të konsumohen edhe si mesvakt i shëndetshëm.
  • Uji. Hidratimi i mirë gjatë periudhës së gjidhënies është shumë i rëndësishëm përsa i përket shtimit të sasisë së qumështit të gjirit.
  • Qiqrrat. Janë të pasura me fibra si edhe proteina duke ndikuar gjithashtu në shtimin e sasisë së qumështit të gjirit.
  • Panxhari. Ndikojnë edhe në pastrimin e gjakut në organizëm.
  • Thjerrëzat. Njihen botërisht për sasinë e mineraleve dhe vitaminave që përmbajnë pa harruar proteinat. Jo vetëm janë të shëndetshme por edhe rrisin sasinë e qumështit të gjirit.
  • Greipfrut. Është i pasur me vitaminën A si edhe C. përmirëson sasinë e qumështit të gjirit tek nënat gjidhënëse.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: