Gjatë shtatzanisë, duke qënë se trupi është më i ndjeshëm ndaj disa faktorëve të jashtëm duhet të tregoni më tepër kujdes.
Nga cfarë konkretisht duhet që një grua shtatzanë të tregojë më tepër kujdes?
Plot 10 toksinat dhe kimikatet që duhet patjetër të evitohen në shtatzani!
- Parabenët
Janë një lloj konservanti që parandalojnë zhvillimin e baktereve në një produkt. Përse duhen evituar? Njihen për efektet negative që kanë në fertilitet, tek veza dhe sperma e mashkullit. Mund të gjenden tek make-up, kremra të ndryshëm si edhe sapunë apo larës intimë. I evitoni para dhe normalisht gjatë shtatzanisë.
- Boja
Dhe jo vetëm. Njëkohësisht edhe holluesit e bojërave të shtëpisë njihen për nivelet e larta të mërkurit gjë që mund të cojë në abort.
- BPA si edhe të tjerë Bisfenolë
BPA ka potencial të madh toksik dhe duhet të evitohet me c’do kusht pa qënë shtatzanë. Mund të gjendet tek disa lloje ushqimi, paketimesh dhe ka efekt të madh në abort apo fertilitet. përdorni gjithmonë produkte që lexojnë BPA- free.
- Ftalatet
Janë përgjegjëse për aromën që kanë disa produkte. Aromat sintetike përmbajnë ftalate të palistuara prandaj përpiquni të përdorni produkte që lexojnë “Fragrance-free”.
- Retinoidet
Gjenden kryesisht tek produktet kundër rudhave dhe ndikojnë në rritjen/zhvillimin korrekt të fetusit.
- Acetone
Ka efekte afatgjata në fertilitet dhe duhet patjetër të evitohet nëse kërkoni një shtatzani. Kjo nuk do të thotë se për thonjtë nuk duhet të kujdeseni më, por që produkti pastrues nuk duhet të përmbajë aceton.
- Boja e flokëve
Ndërsa mund të mendoni se nuk ka asgjë të keqe të kujdesesh për veten në shtatzani duhet të mendoheni dy herë kur vjen puna tek boja e flokëve. Nëpërmjet skalpit ajo absorbohet dhe ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës. Zgjidhni një alternativë bimore.
- Kujdes nga produktet që nuk janë aprovuar dermatologjikisht!
E njëjta gjë edhe me medikamentet e papërshkruara nga mjeku.
- Metalet e rënda
Si alumini, nikeli etj kanë impakt direkt në zhvillimin e fëmijës. Një ekspozim i tillë mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës, sjellje e madje të gjenerojë edhe hiperaktivitet tek vogëlushi.
- Kujdes nga pesticidet!
Janë të dëmshme për këdo që i merr por sidomos për gratë që përpiqen për një shtatzani apo që tashmë ja kanë arritur. Mund të shkaktojnë probleme në zhvillimin e tubit neural të fëmijës.