Nqs fëmija juaj është nën 3 muaj dhe ka temperaturë 38 gradë celcius apo më të lartë ju duhet të kontaktoni menjëherë me një mjek pasi mund të jetë duke luftuar me një infeksion apo sëmundje.
Përsa i përket fëmijëve mbi 3 muajsh
E rëndësishme është mënyra se si ata sillen apo se si duken në pamjen e jashtme. Nqs fëmija duket mire dhe nuk ka asnjë simptomë tjetër, këshillohet vizita te mjeku nëse temperatura 38 ose më shumë nuk i ulet për një periudhë prej 24 orësh.
Fëmijët mbi 6 muajsh
Nese kanë temperaturë mbi 39.5 grade këshillohet vizitë e menjehershme tek mjeku sidomos nqs shoqërohen edhe nga këto simptoma si psh:
1- Humbje të oreksit
2- Kollë
3- Dhimbje veshi
4- Të vjella ose diarre
5- Zbehje
6- Vështirësi ne frymëmarje
Gjithashtu, këshillohet të konsultoheni me një mjek edhe nëse fëmija e ka temperaturën nën 36 celsius.
Nëse fëmija juaj ka temperaturë mbi 39 per më shumë se 24 ore dhe nuk ka simptoma të tjera atëherë mund të ekzistojë mundësia që të të ketë infeksion serioz në sistemin e qarkullimit të gjakut, meningit apo infeksion urinar.
Disa këshilla se si duhet të veproni kur fëmija ka temperaturë
1- Mundohuni ta vishni me rroba sa më të lehta dhe nqs ka ethe mbulojeni me një batanije të hollë derisa të djersitet sërish.
2- Vendosini në pjesën e ballit kompresa me ujë të ftohtë
3- Jepini sa më shumë lëngje, ushqime të ftohta si psh kosi i cili ka aftësinë të ftohë trupin ka brënda dhe ta mbajë atë të hidratuar.
4- Bëjuni dush me ujë të vakët pasi ndihmon në uljen e temperaturës, jo me ujë të ftohtë pasi shkakton ethe dhe si pasoje rritje të temperaturës
5- Duke u konsultuar me mjekun ju mund t’i jepni ilaçe kundër temperaturës si psh ibuprofeni ose acetaminophen (gjithnje me rekomandim te mjekut, asnjehere me nisme personale). Ibuprofeni nuk këshillohet të përdoret nga fëmijët nën 6 muaj apo nga fëmijët të cilët janë të dehidratuar apo kanë të vjella vazhdimisht.
Ja çfarë duhet të keni parasysh kur përdorni medikamente për temperaturën:
1- Tregohuni të kujdesshëm me dozën që përdorni
2- Mos i jepni më shumë nga sa rekomandohet, psh medikamentet si acetaminophen këshillohet të jepet çdo 4 orë dhe maksimumi jo më shumë se 5 herë në ditë ndërsa ibuprofeni këshillohet të jepet çdo 6 orë dhe maksimumi jo më shumë se 4 herë në ditë.
3- Mos i jepni fëmijës asnjëherë aspirinë pasi mund ta bëje më të prirur për t’u prekur nga sindroma Reye’s ( çrregullim)
Rasti më i keq është kur temperatura e fëmijës shkon në 42 gradë e cila mund të jetë fatale dhe të çojë në dëmtim të trurit të fëmijës.