Në periudhën e shtatzanisë nuk duhet në asnjë mënyrë të bindeni nga këshillat “ha për dy”, por “konsumo shëndetshëm”. Midis dietës së ekuilibruar dhe të pasur që duhet të ndiqni duhet të keni parasysh se 5 ushqime janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e zemrës së bebes që po rrisni brenda vetes.
Mos harroni të konsumoni:
- Drithërat integrale. Mund të bëhen pjesë e mëngjeseve tuaj shoqëruar nga frutat si edhe qumështi i pasterizuar apo kosi.
- Perimet me ngjyrë jeshile. Ju furnizojnë me fibra, hekur si edhe vitamina. Sidomos nëse konsumohen të pagatuara kanë edhe më tepër vlerë. Mund të përfshihen edhe tek omleta që mund të bëni në mëngjes.
- Konsumoni mjaftueshëm proteina. C’do vakt duhet t’i përmbajë në njëfarë forme. Mund të konsumoni mishin si për shembull pulën apo gjelin e detit, thjerrëzat, kuinoan, fasulet, vezën etj.
- Me përjashtim të rasteve kur jeni intolerante ndaj laktozës, produktet e bulmetit janë tepër të rëndësishme. Por duhet patjetër të jenë të pasterizuara dhe higjena e vendit nga vijnë maksimale.
- Frutat e thata, një aleat shumë i mirë. Fistikët, bajamet, arrat etj, mund të hidhen edhe tek tërshëra apo drithëra të tjera. Mund t’i konsumoni në mesvakte apo me kos edhe fruta.