fbpx

Bota e Gruas

Cilat janë 4 problemet më të shpeshta të barkut që hasin fëmijët e vegjël?

Nëse në një moment fëmija juaj fillon të qajë me të madhe me shumë mundësi mund të bëjmë me probleme në zonën e barkut.

Konkretisht, cilat janë 4 problemet që mund të hasni më shpesh tek zona e barkut të fëmijës?

Dhimbjet e shkaktuara si pasojë e gazrave

Është shumë normale që fëmija të përballet me një problem të tillë ndërsa është ende duke tretur ushqimin. Ajri i bllokuar shkakton presion dhe kjo shoqërohet me dhimbje. Piku i dhimbjes si pasojë e gazrave mund të ndodhë gjatë javës 6-8. Nëse fëmija ka këtë problem barku do të jetë i fryrë ose shpina harkohet. Kjo bën që kolilat të jenë edhe më të forta.

Zgjidhja? Në këtë rast mund të lëvizni këmbët e fëmijës në formë biçiklete si edhe t’i shtyni ato pas drejt gjoksit. E përsërisni proçesin disa herë.

Refluksi

Shpesh bebet që përballen me një problem të tillë e nxjerrin qumështin që kanë pirë. Nuk duhet të merakoseni pasi ndodh për shkak se valvula që bllokon kthimin e ushqimit nga stomaku në ezofag ende nuk është maturuar mjaftueshëm.

Zgjidhja? Nëse ushqeni me qumësht gjiri duhet ta bëni këtë në pozicion disi vertikal si edhe ta bëni fëmijën të gromësijë shpesh gjatë pirjes. Pas vaktit gromësitja përsëritet dhe qëndrimi në krahë zgjat përreth 25 minuta.

Nëse fëmija ushqehet më qumësht formule duhet që biberoni të jetë i pajisur me valvul anti refluksi në mënyrë që qumështi të mos shkojë shumë shpejt në gojën e fëmijës. Si edhe formula me rekomandim të mjekut merret e specifike për rastet e refluksit.

Konstipacioni

Është një ndër problemet më të shpeshta sidomos tek bebet që ushqehen me qumësht formule. Në këtë rast mjeku pediatër mund të rekomandojë që qumështi i formulës të ndryshohet. Në rastin e ushqyerjes me qumësht gjiri mjeku rekomandon futjen e ushqimeve të pasura me fibra në dietën tuaj.

Diarreja

Mund të shkaktojë dehidratim tek fëmija prandaj nëse dyshoni në lidhje me këtë problem duhet patjetër të kontaktoni mjekun pediatër të fëmijës.

Zakonisht shkaktohet nga konsumi i një ushqimi apo pirja e një lëngu të kontaminuar por shfaqet edhe gjatë një infeksioni viral.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: