fbpx

Bota e Gruas

Çfarë shije ka qumështi i gjirit?

Shumë njerëz e konsiderojnë qumështin e gjirit si diçka shume të rëndësishme dhe të dobishme jo vetëm për foshnjën që ushqehet por edhe për vetë nënën. E themi këtë pasi nese një grua e cila ushqen për të paktën një periudhë prej 6 muajsh një fëmijë me gji atëherë ajo do të jetë më pak e rrezikuar dhe e ekspozuar ndaj problemeve të gjirit. Nëpërmjet ushqyerjes me gji fëmijës tuaj do t’i forcohet imuniteti si dhe do të marë vlerat e duhura ushqyese.

Për ata persona të cilët janë kuriozë që të dinë se çfarë shije ka qumështi i gjirit atëhere na lejoni t’ju themi se shija i ngjason qumështit të embël të bajames, por gjithsesi varion nga ushqimet që konsumojnë nënat.

Ato gra që e kanë provuar thonë se shija ngjason me:
1- Kastravecin
2- Ujin me sheqer
3- Akulloren e shkrirë
4- Mjaltin

Qumështi i cili prodhohet nga njeriu përmban ujë, yndyrna, proteina si dhe vlerat e nevojshme ushqimore të cilat janë të nevojshme dhe ndikojnë për rritjen e shëndetshme të vogëlushëve tuaj.
Gjithashtu qumështi i gjirit ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijëve si dhe ka veti anti infektive të cilat mbrojnë fëmijën nga sëmundjet e ndryshme.
Përmban disa molekula bioaktive të cilat:
1- Luftojnë inflamacionin dhe infeksionet
2- Ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar
3- Ndihmojnë në zhvillimin e organeve

Lind pyetja, a mund ta konsumojnë të rriturit qumështin e gjirit?

Po, qumështi i gjirit mund të konsumohet edhe nga personat e rritur, veçanërisht është përdorur nga bodybuilders pasi e konsideronin si një super ushqim i cili i bënte që të kishin një performancë të lartë. Qumështin e gjirit ata e siguronin nëpërmjet bankave të qumështit. Ky lloj qumështi para se të hidhej në treg ekzaminohej dhe pasterizohej, pra nuk ishte i dëmshëm për shëndetin dhe mbi të gjitha ishte i sigurt pasi kishte kaluar shumë teste. Gjithashtu, qumështi i gjirit është përdorur edhe nga persona të ndryshëm për të luftuar problemet e tyre shëndetësore si kanceri, çrregullimet me tretjen si dhe çrregullimet imunitare. Këshillohet të tregohet shumë kujdes para se ta konsumoni pasi mund të jetë transmetues i sëmundjeve ngjitëse si Hiv/Aids apo Hepatit. Kjo do të thotë që asnjëherë mos kërkoni qumësht gjiri qoftë edhe nëse ai person është i afërmi juaj.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: