Lëvizjet e fëmijës brenda barkut të nënës janë shkaktari kryesor në lidhje me rrotullimin e kordonit rreth qafës. Dy faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë problem do të jenë: gjatësia e madhe e kordonit, prania e më tepër se 1 fëmije në bark, si edhe sasia e madhe e lëngut amniotik që mundëson lëvizje më të mëdha të fetusit brenda uterusit. Duhet të dini se nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar rrotullimin e kordonit rreth qafës së fëmijës.
Në cilat raste kordoni rreth qafës është dicka e rrezikshme?
Në disa momente mund te ndodhe qe kordoni te rrotullohet rreth qafës apo trupit dhe per pasoje mund të vihet re një ulje e fluksit të gjakut gjatë lindjes. Dicka e tillë mund të ndikojë edhe në uljen e rrahjeve të zemrës së fëmijës per momentin.
Cfarë ndodh gjatë lindjes nëse fëmija ka kordonin rreth qafës?
Në momentin që koka e fëmijës fillon të dalë mjeku kontrollon me dorë rreth qafës së fëmijës dhe nëse është i pranishëm e largon atë.
Mbani mend se në raste të rralla kordoni rreth qafës përbën rrezik komplikacionesh.
Duke nisur nga ky fakt, kordoni nuk është kusht për lindje urgjente.