Shpërthimet në rritjen e fëmijës do të konsiderohen ato momente që fëmija përjeton një zhvillim intensiv. Kjo periudhë shoqërohet me ushqyerje të shpeshta, ndryshim të mënyrës si fëmija fle si edhe me irritime të përgjithshme.
Duhet të keni parasysh se këto shenja do të zgjasin 1-3 ditë dhe maksimumi një javë. Kur flasim për këto shpërthime nuk i referohemi vetëm rrijtes fizike por edhe zhvillimit të përgjithshëm të fëmijës. Ndërsa fëmija është duke mësuar aftësi të reja ju do të vini re këto shenja që do të shfaqen.
Në cilat javë/muaj fëmija do të përjetojë shpërthime në rritje?
Gjatë vitit të parë rreth:
- Dites 7-10 pas lindjes;
- 2-3 javësh;
- 4-6 javesh;
- 3 muaj;
Keto jane momentet tipike kur nje bebe qe konsiderohet i porsalindur perjeton shperthime te vrullshme ne rritje per te pasuar nga shperthimet edhe ne moshen:
- 6 muaj;
- 9 muaj;
- 12 muaj.
Normalisht kjo është një mesatare përsa i përket periudhës në të cilën ndodh si edhe tek disa fëmijë shpërthimet në rritje do të jenë më pak të vrullshme dhe do të shoqërohen me shenja më pak të dukshme. Deri në momentin që fëmija është duke u ushqyer në mënyrën e duhur, është duke lagur mjaftueshëm pelena, dhe është duke përjetuar një rritje optimale nuk duhet të shqetësoheni.
Cilat janë shenjat që tregojnë se fëmija është duke kaluar një shpërthim të vrullshëm në rritje?
Siç u përmend edhe më herët ndryshimet do të vihen re në sjellje dhe përkatësisht mund të jenë:
- Dëshirë për të pirë më tepër qumësht. Në këtë moment mund të vëmë re një rritje të nevojës për të qënë gjithmonë në gjoks (Cluster Feeding) dhë sërish fëmija mund të duket jo i kënaqur. E njëjta gjë edhe tek fëmijët që janë duke u ushqyer me qumësht formule.
- Do të vihen re ndryshime në cilësinë e gjumit dhe mënyrën si ai fle. Fillojnë të bëhen të dukshme dremitjet e shkurtëra, zgjimet e shpeshta gjatë natës si edhe dremitje më të shpeshta gjatë ditës edhe pse zgjasin pak.
Cila është mënyra e duhur për të përballuar këtë moment në mënyrën e duhur?
- E ushqeni fëmijën sa herë që ka nevojë, pra gjithmonë sipas kërkesës. Kjo situatë do të zgjasë disa ditë dhe ushqyerja e shpeshtë sipas kërkesës së fëmijës do të bëjë të mundur ushqyerjen e mirë dhe plotësimin e nevojave që fëmija ka. Nëse fëmija ushqehet me qumësht formule mund të shtoni sasinë në një vakt apo të shtoni një vakt tjetër në momentin që shikoni se fëmija e ka të nevojshëm.
- E ndihmoni fëmijën të flejë më mirë duke ruajtur të njëjtën rutinë, të njëjtat orare. Me kalimin e kësaj faze fëmija do të rikthehet sërish të flejë në mënyrën e mëparshme.
- Tregohuni të duruar dhe i jepni shumë dashuri/vëmendje fëmijës. Në këtë moment mund të shtoni kohën që kaloni bashkë si edhe përkëdheljet që i jepni fëmijës. Mund të praktikoni kontaktin me lëkurën, mund të bëni banjo bashkë, mund të lexoni një libër, të këndoni një këngë të qetë, ta mbani në krahë duke e përkëdhelur, ta nxirrni një shëtitje apo të bëni dicka që fëmijës tuaj realisht i pëlqen.
- Kujdesuni të kontrolloni vazhdimisht si është shëndeti i përgjithshëm i fëmijës. Nëse vëreni simptoma të tjera që fëmija shfaq dhe që nuk kanë lidhje me të mësipërmet atëherë mund të flisni me mjekun për të analizuar mundësinë e një problemi tjetër që nuk ka lidhje me shpërthimet e vrullshme në rritjen e bebes tuaj.