Gjatë stinës së verës kremi me faktor mbrojtës duhet të jetë gjithmonë në çantën e produkteve të fëmijës, qoftë nëse jeni duke shkuar në plazh, në mal, një piknik apo shëtitje. Të mos harrojmë se mbrojta e lëkurës është shumë e rëndësishme të bëhet jo vetëm tek fëmijët por edhe të rriturit. Gjithmonë 15-20 minuta para se të dalim nga shtëpia duhet të aplikojmë në lëkurë kremin mbrojtës, dhe normalisht duhet ta rivendosim gjatë kohës që qëndrojmë në plazh.
Lëkura e fëmijës është shumë delikate, si duhet të jetë kremi mbrojtës?
Kremi duhet të jetë me spektër të gjerë mbrojte dhe të mundësojë mbrojtjen ndaj rrezeve UVA, UVB. Rrezet UVA plakin lëkurën më shpejt ndërsa rrezet UVB shkaktojnë djegie.
Rekomandohet që filtrat të jenë fizikë sepse nuk përthithen nga lëkura e fëmijës duke reduktuar në minimum rrezikun e irritimeve si edhe mundësojnë një bllokim më të mirë të rrezeve UV.
Dilema në këtë pikë vjen përsa i përket faktorit mbrojtës dhe përbërësve që kremi ka. Të mos harrojmë se nga cilësia e kremit që kemi zgjedhur do të varet edhe mbrojta që do të ketë lëkura e fëmijës.
Por kur vjen puna tek SPF ju mund të pyesni “a duhet patjetër të jetë 50?”
Në këtë rast duhet të dini se diferenca e mbrojtjes mes kremit me faktor mbrojtës 50 është se ai mundet të mbrojë deri 98% lëkurën nga rrezet, kremi me faktor mbrojtës 30 mundet deri në 97% dhe kremi me SPF 100 mbron deri 99%.
Sipas Academy American of Pediatrics, prindërit mund të përdorin një krem me faktor mbrojtës 30-50 dhe shumë e rëndësishme është që kremi të jetë me spektër të gjerë veprimi.
Faktori mbrojtes qe duhet te perdorim tek femijet nuk ka pse te jete patjeter vetem 50, pasi sipas dermatologeve edhe faktori 30 garanton nje mbrojtje te larte si 50, por nga ana tjeter e lejon lekuren te marre edhe rreze dielli duek stimuluar prodhimin e vitamines D, qe te gjithe e dime se eshte teper e rendesishme per shendetin e kockave dhe sistemin imunitar.
Njekohesisht, mjeket pediater keshillojne qe tek femijet, sidomos tek te porsalindurit, te perdoret nje krem dielli me filtra 100% natyral, pa kimikate. Dhe normalisht nje krem i tille eshte me filter 30 SPF.
Keshillohet qe kremi te aplikohet si duhet, mundesisht 15-20 minuta para ekspozimit ne diell si edhe te perseritet shpesh gjate dites.
Çfare ju keshilloj te provoni patjeter?
Nje alternative natyrale, dhe me faktor qe lejon marrjen e rrezeve?
Kremi i linjes “Pharmasept” eshte kremi natyral qe ju permenda me siper, i cili reziston ne lekure edhe nese femija qendron brenda ne uje (eshte kremi qe perdorim edhe ne ne shtepi dhe realisht nuk hiqet nga uji). Dhe kjo eshte e rendesishme pasi te gjithe e dime sa vogelushet e duan ujin apo jo? Te gjitha e dime sa e veshtire eshte t’i nxjerresh ata nga zhytjet ne breg te detit?
A mundemi te aplikojme kremin ne çdo pjese te trupit?
Patjeter. Mund te vendosni nje shtrese ne gjithe zonat e trupit dhe te riaplikoni sipas deshires. Edhe pse me kremin Pharmasept ne na duhet ta riaplikojme shume rralle per vete faktin se, siç theksova me siper nuk hiqet nga uji. Dhe krahas mbrojtes mundeson edhe nje nxirrje shume te bukur ne lekuren e femijes.