Refleksi Moro është një nga reflekset e para që shfaqet tek fëmija pas lindjes. Dhe zakonisht largohet rreth muajit 4-5 të jetës.
Refleksi Moro
Në këtë moment do të shikoni fëmijën që sytë i ka mjaft të hapur dhe krahët gjithashtu janë tendosur jashtë trupit. Pëllëmët e duarve janë të hapur si edhe gishtat të kthyera nga brenda. E qara karakterizon këtë refleks që zgjat disa sekonda dhe më pas trupi relaksohet.
Ky refleks është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës, është një instikt mbijetese. Duke pasur parasysh se sistemi nervor i fëmijës është duke u zhvilluar, ky refleks mund të shkaktohet qoftë nga një ëndërr, teshtimë, zhurmë e papritur etj.
Përse ndodh tek të porsalindurit?
Sipas disa eksperimentëve të mjekëve ndodh si pasojë e një ndjesie që fëmija mund të ketë, i duket sikur është duke rënë dhe në këtë moment vepron refleksi Moro.
Nga ana tjetër, në vija të përgjithshme bëhet fjalë për një refleks tëpavullnetshëm që sinjalizon se zhvillimi i fëmijës është duke ndodhur në mënyrë korrekte.