Gjatë tremujorit të dytë të shtatzanisë kryhet një ekografi e quajtur “ekografia morfologjike” e cila është ndryshe nga ekografitë e tjera.
Ku konsiston ndryshimi?
Kjo ekografi është mjaft e detajuar dhe analizon zhvillimin e trupit të fëmijës si edhe pozicionimin e plaçentës, kordonit umbilikal, lëngut amniotik, uterusin si edhe qafën e mitrës. Kjo ekografi zakonisht bëhet në javën 18-20 të shtatzanisë.
Gjatë kësaj ekografie mjeku do të masë fëmijën si edhe do të përcaktojë më me saktësi datën e lindjes. Mund të vërehen anomali në zhvillim nëse ka duke përfshirë edhe zemrën, shtyllën kurizore të fëmijës, stomakun, veshkat dhe gjatë kësaj ekografie mund të përcaktohet me 95% siguri gjinia e fëmijës që po vjen në jetë.
Nëse plaçenta gjatë kësaj ekografie do të jetë pozicionuar në pjesën e poshtme të uterusit mjeku do t’jua bëjë me dije këtë dhe sigurisht që do të bëjë një tjetër ekzaminim në tremujorin e dytë të shtatzanisë për të parë nëse plaçenta është pozicionuar ndryshe.
Një pozicionim i tillë i plaçentës në javën 18-20 të shtatzanisë nuk nënkupton se do të kemi patjetër të bëjmë me shtatzani të parakohshme, si do të jetë mënyra e lindjes në varësi të pozicionimit të plaçentës do ta tregojë mjeku në tremujorin e dytë.
Si kryhet ekografia morfologjike?
Si një ekografi normale, pra në zonën abdominale duke nxjerrë tek ekrani imazhet e fetusit. Ekografia do të zgjasë mesatarisht 30 minuta dhe imazhet që shfaqen do të jenë mjaft të qarta. Shtylla kurrizore, krahët, këmbët, rrahjet e zemrës do të jenë në analizë të plotë nga mjeku gjinekolog. Disa bebe madje arrijnë të shihen edhe duke thithur gishtin gjatë kësaj ekografie.
Nëse mjeku vëren anomali pas këtij ekzaminimi mund t’iu drejtojë të kryeni teste të tjerë specifikë në varësi të problemit.