fbpx

Bota e Gruas

Çfarë e shkakton vijën e zezë në pjesen e barkut?

Gjatë muajve të shtatzanisë ju do të vini re disa ndryshime të cilat do i ndodhin trupit tuaj. Pikërisht këtu përfshihet edhe ajo vija e hollë dhe e zezë e cila do t’ju krijohet duke filluar nga pjesa e kërthizës deri tek fundi i barkut. Kjo lloj vije e zezë krijohet gjatë trimestrit të dytë të shtatzanisë afërsisht rreth javës të 23. Tek grate me lekure te erret do te theksohet me teper si pasoje e nivelit me te larte te melanines.

Ju mund ta parandaloni krijimin e saj duke mos u ekspozuar në diell pasi rrezet e diellit e theksojnë akoma më shumë. Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe me ushqimin duke ndjekur një dietë ushqimore të shëndetshme, të pasur me folate, të konsumoni sa më shumë perime jeshile, drithëra si dhe mos harroni të përdorni vitaminat prenatale.
Ju nuk duhet të shqtësoheni pasi kjo vijë do të largohet vetë me kalimin e muajve.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: