Një lloj infeksioni i quajtur kandida mund të jetë shkaktar që fëmija juaj të ketë skuqje të lëkures. Ky lloj infeksioni i cili është pjesë e familjes të kërpudhave mund të zhvillohet në zona e krahëve, ne organet gjenitale, në zona të cilat qëndrojnë të lagura si per shembull goja, zorrët apo lëkura. Gjithashtu, ky lloj infeksioni mund të zhvillohet më lehtësisht nga papastërtitë e bebelinave dhe nga mbajtja e tyre për një kohë të gjatë, njekohesisht edhe nga perthithja jo e mire c’ka ben te mundur qendrimin ne kontakt me lekuren te feces apo urines.
Nga ana tjeter, fëmijët të cilët përdorin antibiotikë si dhe fëmijët që janë në gji nënat e të cilëve jane duke konsumuar antibiotikë mund të jenë më të ekspozuar në marrjen e këtij infeksioni, pasi antibiotikët vrasin bakteret e mira të cilat luftojnë këtë lloj infeksioni ne trup.
Cilat janë simptomat?
1- Skuqja e lëkurës zgjat më shumë se dy ditë dhe nuk i përgjigjet asnjë lloj trajtimi;
2- Ngjyra është e kuqe e ndritshme e theksuar;
3- Shfaqet te zona e hijeve;
4- Irritim të lëkurës në zonën përreth;
5- Kanë pamjen e ngjashme me te luspave.
Nuk është e nevojshme që ta çoni fëmijën menjëherë te mjeku, fillimisht mund të konsultoheni dhe të pranoni sugjerimet që do ju japë mjeku në lidhje me trajtimin e tyre nepermjet telefonit. Por nëse pas disa ditësh ju vini re se nuk ka asnjë përmirësim, ka temperaturë ose i hapen plagë të cilat mund të shkaktojnë rrjedhje me ngjyrë të verdhë atëherë mund të lini një takim me mjekun për një ekzaminim më të hollësishëm dhe për të parë nëse ekziston mundësia e përdorimit të antibiotikëve lokale.
Mjeku i fëmijës mund t’ju sugjerojë përdorimin e kremit antifungial si per shembull Nistatin, Klotrimazol apo Miconazol. Para se ta përdorni lexoni përshkrimin që ndodhet brënda produktit dhe ndiqni udhezimet e mjekut.
Ja si mund të mbani pastër zonën përreth:
1- Pelena duhet ndruar sa më shpesh. Zgjidhni nje me perthithje me te mire.
2- Zonën e prekur nga infeksioni duhet ta lini pa bebelinë që të marrë ajër të paktën për disa momente.
3- Këtë zonë duhet ta pastroni shumë lehtë me një copë të butë ose me pambuk dhe ujë.
4- Përdorni lares pa përmbajtje parfumi.
5- Lereni lekurën të thahet vetë dhe më pas përdorni kremin.
Gjithashtu mund të themi se ekzistojnë disa menyra se si mund ta parandalojmë:
1- Sugjerohet ndërimi i pelenes sa më shpesh.
2- Lajeni pjesen ku vendoset pelena sa me shpesh dhe sigurohuni se lëkura është tharë plotësisht para se ti vendosni pelenen e re.
3- Duhet të lini pak hapësirë që të qarkullojë ajri në zonën ku vendoset pelena.
Keshilla dhe sugjerime:
Produktet pa parfum dhe pelenat me perthithje maksimale jane edhe Bambo Nature. Per me teper klikoni KETU