fbpx

Bota e Gruas

Çfarë duhet të dinë meshkujt realisht për post-partumin?

Pas lindjes së fëmijës është normale që nëna e re të ndihet ndryshe, të kërkojë kohë për t’u përshtatur me jetën e re. tashmë ka ardhur në familje një fëmijë dhe normalisht kjo është dicka me të cilën asaj i duhet të përshtatet.

Netë të gjata pa gjumë, përpjekje për të stabilizuar gjidhënien, për të kryer aktivitetet e tjera në familje e me radhë. Dhe në këtë moment rol të rëndësishëm do të luajë edhe babai. I cili për të dhënë një ndihmë më maksimale patjetër duhet të dijë se cfarë ndodh me gruan pasi fëmija ka ardhur në jetë.

Të gjithë baballarët duhet patjetër të dinë se cfarë ndodh me gruan e tyre ne periudhën post-partum!

  • Në disa momente do të duket sikur ajo nuk do të ketë interes, nuk do të ketë kohë për bashkëshortin. Absolutisht nuk duhet të mendoni se ajo nuk ka interes për ju, apo madje dashuri! Thjesht fokusi është në përshtatjen e nevojave të fëmijës. Ajo në të vërtetë përpiqet në maksimum të kuptojë dhe të plotësojë nevojat që fëmija ka pas ardhjes në jetë.
  • Disa femra ndiejnë lumturi shumë të madhe pasi janë bërë nëna! E madje kjo sipas ekspertëve nuk krahasohet me atë që një baba mund të ndiejë. Ky mun dtë jetë edhe rasti i bashkëshortes tuaj.
  • Poooor… mund të ndodhë që ajo të jetë shumë e trishtuar!  Nuk duhet të surprizoheni nëse shikoni se nga një moment tepër i lumtur i saj gjendja emocionale ndryshon dhe papritur shikojmë trishtim. Ndryshimi hormonal është shkaktari kryesor që ndikon në luhatjen emocionale. Këto ndryshime do të zgjasin përtej javës së parë të periudhës post natale dhe suporti juaj duhet të jetë maksimal. Duhet të tregoheni të kuptueshëm, të vëmendshëm, suportues dhe asnjëherë paragjykues.
  • Gjidhënia është e vështirë! presupozohet që të jetë një proces tepër natyral por në të vërtete patjetër shoqërohet me vështirësi edhe nëse nëna nuk e ka lindjen e parë. Edhe në rastet kur gjidhënia është stabilizuar si duhet, fëmija ushqehet mirë sërish nëna është burimi kryesor i ushqimit dhe jo vetëm për fëmijën. Prandaj në këtë rast duhet të kuptoni se asaj i duhet të organizohet mes ushqyerjes pa orar, pompimit, carjeve apo rrjedhjeve të gjoksit e me radhë. Dhe padyshim kjo përkon me vështirësi.
  • Gjakderdhja mund të zgjasë deri në javën e 6! Marrëdhëniet seksuale gjatë kësaj kohë duhet patjetër të evitohen.
  • Nëse mendon se jeni i lodhur mendo se ajo është dyfish. Për muaj me radhë nuk ka arritur të bëjë gjumë të qetë dhe tani sërish vazhdon e njëjta gjë. Për këtë arsye nëse do t’i nevojitet ndihmë patjetër ju duhet të jeni suportuesi kryesor.
  • Nëna mund të ndiejë presion dhe stres. Padyshim kjo do të vërehet edhe tek ju si baba i ri por realisht nuk krahasohet me atë që nëna ndien pas lindjes së fëmijës. Të gjitha ato që përmendëm më sipër bashkë me vizitat tek mjeku, vizitat e të afërmve e me radhë do të bëjnë që stresi që ajo ndien të rritet edhe më tepër. Sërish mos harroni: ju jeni suporti më i madh që ajo ka.
  • Disa femra ndihen keq në lidhje me ndryshimet që trupi përjeton. Ky mund të jetë edhe rasti i bashkëshortes tuaj. Zakonisht kjo ndodh për shkak të pamjes që trupi ka pas lindjes, që zakonisht do të duket njësoj sikur ajo të jetë ende në muajt e parë të shtatzanisë. Ju patjetër duhet ta vlerësoni për atë që është dhe në asnjë moment nuk duhet të vini në dukje mënyrën si ajo duket në një aspekt negativ. Mos harroni se të gjithë femrat pas lindjes ashtu duken! Miti i fotove të femrave perfekte pas lindjes që qarkullon në rrjete sociale nuk ka vend!
  • Ajo mund të shpërthejë kundër jush! Madje në disa momente mund të duket sikur në të vërtetë të urren. Mos harron

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: