Në jo pak raste konsultash që bëjmë me nënat shikoj që të më vijnë video ku fëmija sapo vendoset në gji qan dhe refuzon, ose pasi thith pak fëmija fillon të acarohet, heq kokën dhe nuk dëshiron të vazhdojë të thithë më tej. Në këtë rast kam sjellë në formë ndihme për të gjithë nënat që gjenden në situatë të ngjashme një rast të cilin e kemi trajtuar dhe normalisht kemi arritur ta stabilizojmë.
Rasti i studiuar i Redit
Situata është e tillë:
- Redi është 1 muajsh;
- Në spital është ushqyer me formulë;
- Nëna në shtëpi suplementon me raste të caktuara;
- Redi thith pak dhe pas 1-2 minutave acarohet në gjoks dhe lëshon thithin. Pi formulën në sasi normale nëse nëna ja ofron.
Analiza që i bëhet situatës prej meje:
- Redi ushqehet në dy forma dhe kjo përbën për shumë fëmijë qe te krijohet nje preference ndaj biberonit, i cili sado i ngjashëm të jetë me gjirin e nënës është material tjetër, fluks tjetër me të cilën nxjerr qumështin dhe femija e ka me te lehte te ushqehet prej tij. Pra ndërsa për disa fëmijë mund të mos përbëjë problem për disa mund të jetë vërtet nje ndikim tepër i madh;
- Duke thithur biberonin fëmija mësohet me një fluks qumështi më të lartë të cilin shpesh tek gjiri nuk e gjen;
- Sasia e qumështit të gjirit bie në rastet kur nëna nuk ushqen shpesh me gji. Mos harroni se gjiri mësohet të prodhojë aq sa fëmija thith dhe ka nevojë;
- Patjetër që ky është rast që zgjihet.
Trajtimi që i dhashë nënës si opsion për rastin në fjalë dhe që normalisht të gjitha mund të ndiheni të lira ta praktikoni nëse gjendeni në të njëjtën situatë:
- Si fillim punojmë me gjirin. Duke qene se Redi pranon te thithe (pra nuk kemi refuzim total te gjirit) na duhet te punojme me teper me pjesen e fillimit te vendosjes ne gji. Sepse nga sinjalet qe kemi kuptojme se eshte pikerisht fluksi i qumeshtit qe shkakton acarimin duke qene se eshte i ndryshem nga fluksi me te cilin del qumeshti nepermjet biberonit. Nga ana tjeter, stimulimi i relfeksit te leshimit te qumeshtit (let down/percjellja) do ne mesatare 1-3 minuta qe te aktivizohet, dhe duke qene se femija ne momente te caktuara ka bere ushqyerje mikse, e rrit prirjen per acarim duke qene se femija shfaqet i paduruar derisa fluksi i qumeshtit te jete i larte. Dhe normalisht fluksin e gjejme me te larte gjate dhe pas nje let downi. Pra kujdesemi që fëmija të pozicionohet dhe ketë hapjen e gojës maksimale në mënyrë që të bëjë boshatisjen dhe transferimin e qumështit në mënyrë efektive. Ky është celësi për ta bërë gjirin të prodhojë më tepër dhe fluksi i qumështit të jetë si duhet. Me një kapje të ceket fëmija mund të qëndrojë edhe 1 orë në gji dhe të mos mjaftohet sepse nuk është bërë transferimi i qumështit në mënyrë efektive, dhe me një kapje të thelle zbrazja e gjinjve mund të ndodhë ne menyre me efektive. Kjo kapje e thelle do te ule ndjeshem acarimin e femijes duke qene se fluksi i qumeshtit qe do t’i shkoje do te jete me i mire.
- Pasi jemi siguruar që fëmija ka bërë kapjen e mirë të gjirit kalojmë tek ndihma që i japim nëpërmjet kompresave të ngrohta, masazheve si edhe shtrydhjes së gjirit brenda gojës së fëmijës. Kompresat e ngrohta, masazhet pa ushtruar force dhe presion tek gjiri duhet te behen edhe para vendosjes se femijes ne gji. Per stimulim te daljes me te mire te qumeshtit. Përsa i përket kompresave do të sugjeroja të përdornit disqet me xhel të cilat mund të ngrohen dhe përdoren gjatë intervalit që fëmija pi për të lehtësuar daljen e qumështit, te cilat sic e thashe edhe me siper mund të përdoren edhe para se të vendoset fëmija të pijë. Masazhimi i gjirit ndihmon në daljen e qumështit. Në momentin që shikoni se thithja e fëmijës ngadalëson, kapni gjirin tuaj dhe shtrydheni për 10-15 sekonda brenda gojës, e përsërisni disa herë. Ndihmon në aktivizimin e thithjeve sepse shkon më tepër fluks qumështi, te njejten gje kemi bere edhe me rastin e Redit.
Kliko Ketu per me teper informacion rreth produktit
- Këtë veprim e përsërisni edhe në gjirin tjetër. Mësoni të dëgjoni sinjalet që jep trupi tuaj dhe do të kuptoni momentin kur gjiri juaj është boshatisur kështu do të mund të kaloni fëmijën tek gjiri tjetër në momentin e duhur.
- Pasi fëmija ka pirë nëse patjetër do të nevojitet suplementim bëhet nëpërmjet shiringës, në këtë formë është vepruar edhe me Redin. Por para se ta bejme kete shikojme reagimin e femijes. Pra nese femija nuk shfaqet i acaruar per me teper qumesht menjehere pas vaktit por pas rreth 20-30 minutave nga ushqyerja e fundit, atehere ndjekim nje ushqyerje te dyte ne te dy gjinjte. Dhe vetem pas kesaj ofrojme shtesen qe sic e thashe edhe me siper mund te jete nepermjet shiringes, gotes te silikonit, apo luges se posacme. Kjo ushqyerje e dyfishte ne c’do vakt do te beje qe edhe sasia e qumeshtit qe gjiri prodhon te rritet.
- Kujdesemi të ushqehemi në mënyrën e duhur, përfshijmë në dietë ushqime që ndihmojnë në shtimin e qumështit.
Në përfundim të proçesit:
Pas 4 javësh ne pamë se Redi falë këshillave nuk refuzonte më gjirin për vetë faktin se edhe fluksin e kishte optimal.
Gjithashtu, duhet durim dhe jo stres. I jepni kohë fëmijës dhe trupit tuaj të ndryshojnë dhe mos harroni se stresi është armiku i procesit të gjidhënies.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar me këtë përmbledhje informacioni!