fbpx

Bota e Gruas

A shkakton mungesa e gjumit probleme emocionale tek fëmijët?

Mungesa e gjumit apo gjumi jo cilësor sipas studimeve të fundit lidhet me zhvilliminn e problemeve emocionale, ankthit si edhe problemeve në sjellje tek  vogëlushët.

Studimi është kryer nga “Institute for Mental Health” në Universitetin e Birmingamit i cili u zhvillua në bashkëpunim me “Finnish Institute for Health and Welfare” në Helsinki.

Çfarë konkretisht u zbulua në këtë studim?

Sipas ekspertëve fëmijët që kishin probleme me gjumin në foshnjëri do të shfaqnin më tepër probleme emocionale rreth muajit 24 të jetës dhe kryesisht tekat e fashme të dy vjeçarit do të ishin më tepër serioze.

Prandaj ata theksojnë se është shumë e rëndësishme që problemet e gjumit të parandalohen apo trajtohen qysh në moshë të hershme në mënyrë që të parandalohen edhe problemet emocionale apo në sjellje në fazat më të vonshme të fëmijërisë.

Sipas këtij studimi të kryer aftësia që fëmija fiton në lidhje me vetëqetësimin dhe pavarësinë në momentin e gjumit (vetërregullimi) do të ketë lidhje të drejtpërdretjë edhe me aftësinë që ai do të fitojë në lidhje me kontrollin mbi sjelljen.

E madje sipas këtij studimi në lidhje me cilësinë e gjumit të fëmijës do të kenë ndikim një sërë faktorësh, ku përfshihet edhe faktori gjenetik jo vetëm mënyra si familja përgjigjet ndaj të qarave në momentin që fëmija zgjohet. Rol të rëndësishëm sipas studimit luan edhe rëndësia që gjumi cilësor ka në familje.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: