Aborti mund të ndodhë në cdo shtatzani. Pas konceptimit, veza vendoset në uterus. Megjithatë në disa raste edhe para kësaj faze dicka mund të shkojë keq dhe shtatzania të mos vazhdojë më.
- Kjo ndodh nëse embrioni ndalon së zhvilluari dhe nëse qesja është bosh.
- Ndodh edhe në rastet kur embrioni fillon të rritet por procesi ndalon.
- Gjithcka ndodh nëse nuk kemi një numer të rregullt kromozomesh. Pra materiali gjenetik nuk është i përshtatshëm për fetusin.
- Në Fazë të vonë të shtatzanisë ndodh si pasojë e një infeksioni si për shembull rubeola, toksoplazma etj.
Cfarë ndikimi do të ketë aborti në shtatzaninë e radhës? A mund të jetë ajo e shëndetshme?
Në ditët e sotme gratë mund të kenë një shtatzani të shëndetshme dhe gjithashtu të sjellin në jetë fëmijë të shëndetshëm edhe pas një aborti spontan. Pra nuk ka nevojë të shqetësoheni dhe të jetoni në ankth në vazhdim.
E rëndësishme është që në cdo shtatzani, edhe nëse nuk është përjetuar abort, të ndiqen këshillat e mjekëve dhe të largohet stresi. Gjithmonë duhet të jeni në kontakt me gjinekologun nëse keni ndonjë shqetësim apo dyshim.