fbpx

Bota e Gruas

A është seksi në shtatzani shkaktar aborti?

Aborti spontan mund të ndodhë gjatë javëve të para të shtatzanisë, kryesisht gjatë trimestrit të parë. Në më të shumtën e rasteve ndikon një anomali kromozomike.

Në momentin që një cift i ri mëson se pret një fëmijë është shumë normale të mendoje se gjatë marrëdhënies seksuale mund të dëmtohet fëmija. Hija e dyshimit dhe ankthi do të jetë më i madh nëse më parë ka ndodhur një abort.

Për pjesën më të madhe të grave seksi në shtatzani nuk përmbën problem, konsiderohet proces i sigurt që nuk shkakton abort apo komplikacione të tjera.

Kur duhet të evitohen marrëdhëniet intime në shtatzani?

Për shkak të ndryshimit hormonal që ndodh gjatë 9 muajve është e mundshme që gruaja të ndiejë dhimbje dhe parehati gjatë marrëdhënies. Prandaj normalisht duhet të gjendet pozicioni i duhur e pse jo mund të merret në konsideratë edhe përdorimi i lubrifikantëve. Përse? Që të trajtohet në njëfarë mënyrë tharrja vaginale.

Mjeku mund të rekomandojë të evitohen marrëdhëniet seksuale në rastet kur është vënë re gjakderdhje apo dalje e lëngut amniotik. E njëjta gjë nëse keni pasur lindje të mëparshme para kohe.

Gjithashtu:

Mjeku mund të këshillojë të evitohen marrëdhëniet seksuale nëse:

  • Kemi të bëjmë me placenta previa. Në këtë rast placenta pozicionohet poshtë dhe mbulon pjesërisht/plotësisht qafën e mitrës. Ky është një problem serioz dhe për pasojë rekomadohet rregjim shtrati.
  • Qafa e mitrës nuk është mjaftueshëm e fortë. Ajo paraqitet e dobët dhe e predispozuar të hapet në faza të hershme të shtatzanisë. Në këtë rast nëna është e udhëzuar nga mjeku të evitojë një sërë aktivitetesh fizike, duke përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: